Shtëpia dhe studio private e këngëtarit të ndjerë Prince, do të hapet për publikun gjashtë muaj pas vdekjes së tij.
Këngëtari ndërroi jetë në kompleksin e vet 6038 metra katror në Mineapolis në muajin prill.
Kompania “Trust”, e cila e mbikëqyr patundshmërinë e Prince, njoftoi se kompleksi “Paisley Park” do të hapet për publikun më 6 tetor.
Ndërsa, motra e Prince, Tyka Nelson, tha: “Hapja e ‘Paisley Park’ për publikun ka qenë diçka që Prince gjithmonë ka dashur ta bëjë.”