Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë publikon pasurinë e personelit/ Ja pasuria e Ivanka Trump

2017/04/01 at 5:57 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e Bardhë publikon pasurinë e personelit/ Ja pasuria e Ivanka Trump

Shtëpia e Bardhë ka bërë publik një raport mbi pasuritë e anëtarëve të stafit të presidentit.


Raporti, që doli të premten në mbrëmje, paraqet detaje rreth aktiviteteve, detyrimeve dhe të ardhurave të anëtarëve të stafit më të pasur ndonjëherë të Shtëpisë së Bardhë, që kur ata morën postet në janar dhe kur filluan të shisnin asetet që mund të konsideroheshin së përbënin konflikte interesi në lidhje me postet e tyre të reja.

Raporti përfshin të dhëna në lidhje me gjendjen financiare të vajzës së presidentit, Ivanka, dhe burrit të saj Jared Kushner, familja e të cilit ka është e përfshirë në biznesin e pasurive të patundshme në Nju Jork. Jo çuditërisht, çifti ka pasuri të madhe nga pronat e patundshme dhe nga bizneset e tyre me vlerë $741 milionë dollarë, sipas gazetës The New York Times. Ivanka Trump gjithashtu zotëron aksione të Hotelit “Trump International” në Uashington, i cili ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë. Informacionet financiare tregojnë se Jared Kushner ka dhënë dorëheqje nga të paktën 260 subjekte, korporata, grupe dhe organizata jo-fitimprurëse që nga janari. Gruaja e tij Ivanka ka hequr dorë nga kontrolli i biznesit të saj të modës për të punuar në Shtëpinë e Bardhë.

Dhënia e informacioneve financiare detyrohet me ligj që të bëhet publike. Raporti, megjithatë, nuk përfshin marrëveshjet e Zyrës Qeveritare të Etikës me të punësuarit për atë që ata duhet të bëjnë për të shmangur konfliktet e mundshme të interesit.

Gary Cohn, një biznesmen miliarder dhe një nga këshilltarët më të lartë ekonomikë të presidentit Trump, është edhe një nga anëtarët më të pasur të stafit. Ai la punën e tij në kompaninë Goldman Sachs, ku ka fituar të paktën 40 milionë dollarë në të ardhura nga forma të ndryshme pagese, që të bëhet këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Trump.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer i përshkroi anëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë si “shumë fatlumë dhe shumë të suksesshëm”, duke thënë se ata kanë bërë sakrifica për të punuar në shërbim të publikut.

Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë Reince Priebus, i cili udhëhoqi Partinë Republikane gjatë fushatës fitimtare presidenciale, ka marrë më shumë se gjysmë milionë dollarë në paga dhe shpërblime nga Komiteti Kombëtar Republikan dhe ka fituar të paktën 750 mijë dollarë nga shitja e aksioneve dhe fitimet e pronarëve të firmës ligjore “Michael Best and Friedrich”.

Asetet e këshilltarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon u vlerësuan ndërmjet 3.3 dhe 12.6 milionë dollarë.

Informacion në lidhje me pasuritë e Presidentit Donald Trump nuk janë përfshirë në raport. Presidenti, ndryshe nga paraardhësit e tij, ka refuzuar vendosmërisht të lëshojë informacion rreth pasurisë së tij. /VOA

Etiketa: Ivanka TrumpmilionerepasuriaSHTEPIA E BARDHE


Ju sugjerojmë

Ky është mbreti më i pasur në botë
Bota

Ky është mbreti më i pasur në botë

22 Shtator, 2025 7:16 pm
“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
Bota

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

22 Shtator, 2025 6:26 pm
Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
Bota

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

22 Shtator, 2025 5:32 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

22 Shtator, 2025 4:42 pm
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Para
Intervista/ Presidenti Nishani: Jam gati të shtyj datën e zgjedhjeve nëse ….

Intervista/ Presidenti Nishani: Jam gati të shtyj datën e zgjedhjeve nëse ....

UPSS! Tuna dhe Mimoza Shkodra në skenë me veshje të njëjtë

Tuna gënjen për 1 prill ...

“Plas” hashashi në Gjykata, 15 masa sigurie në javë

"Plas" hashashi në Gjykata, 15 masa sigurie në javë
















TE FUNDIT

Ky është mbreti më i pasur në botë

Ky është mbreti më i pasur në botë
22 Shtator, 2025

Është e vështirë të gjesh një figurë më të çuditshme e më ekstravagante sesa mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i...

Lexo më shumë

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
22 Shtator, 2025

Hamasi i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump ku i kërkon drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim...

Lexo më shumë

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
22 Shtator, 2025

Tiranë, Shtator 2025 – Globe, distributori i vetëm zyrtar i markës ndërkombëtare Hisense në Shqipëri, prezanton një fushatë të veçantë...

Lexo më shumë

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
22 Shtator, 2025

Mijëra pasagjerë kanë përjetuar vonesa ose anulime fluturimesh pas një sulmi kibernetik në aeroportet kryesore evropiane. Por një ekspert sugjeron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com