Bota

Shtëpia e Bardhë: Kina mund të veprojë ushtarakisht nëse Pelosi viziton Tajvanin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 02/08/22 |
el ida

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kina mund t’i përgjigjet me provokime ushtarake vizitës së pritshme të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan.

“Sulmi mund të përfshijë gjuajtjen e raketave pranë Tajvanit, ose aktivitete ajrore ose detare”, tha zëdhënësi John Kirby.

Nancy Pelosi u nis në Malajzi të martën në turneun e saj në Azi. Mediat tajvaneze dhe amerikane thonë se ajo planifikon të vizitojë Taipei të martën mbrëma, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por që synohet nga Kina, pasi kjo e fundit e sheh atë si një provincë të shkëputur. Ndëkohë, Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi viziton.

SHBA ruan atë që e quan një marrëdhënie të fortë, jozyrtare me Tajvanin, ndërsa ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin.

Ndërkohë, kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang tha se ishulli “mirëpret ngrohtësisht” çdo mysafir të huaj.

Vizita ka shkaktuar “dhimbje koke” diplomatike për Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa, presidenti Joe Biden ka thënë se ushtria amerikane beson se një vizitë e Pelosit në Tajvan nuk është një ide e mirë për momentin.

Të hënën, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se zonja Pelosi ka të drejtë të vizitojë Tajvanin dhe të marrë vendimet e saj, ndërsa shtoi se Shtëpia e Bardhë respekton pavarësinë e Kongresit të SHBA.

Si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi është e dyta në radhë për presidencën pas zëvendëspresidentit.

Të martën, Ministria e Jashtme e Kinës tha se kishte qenë në komunikim me SHBA-në në lidhje me vizitën e rangut të lartë, duke shprehur shpresën se Uashingtoni mund të ishte i qartë për peshën dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte një zotërim të plotë të aktiviteteve ushtarake pranë ishullit dhe ishte e vendosur të mbrohej kundër çdo kërcënimi kinez./Opinion.al

 

 

 

Pas