Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar të gjithë ambasadorët e SHBA të cilët janë emëruar politikisht të japin dorëheqjen nga postet e tyre para 20 janarit, ditës së inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Departamenti i Shtetit me anë të zëdhënësit të tij, John Kirby ka konfirmuar se gati 70% e ambasadorëve amerikanë jashtë vendit që janë emëruar në bazë të karrierës nuk i është kërkuar të lënë postet.
“Kjo është e zakonshme, një praktikë e zakonshme”- ka thënë Kirby.
“Ambasadorët e emëruar politikisht do të tërhiqen për shkak së ata janë përfaqësues të administratës që po largohet”.- ka thënë Ronald Neumann, presidenti i Akademisë Amerikanë të Diplomacisë.
Kirby theksoi se kur dikush është emëruar politikisht nga një administratë duhet ta marri me mend se do të largohet pas inaugurimit të administratës së re./opinion.al