Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë: Dislokimi i ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, zhvillim destabilizues

2023/09/30 at 8:48 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpia e Bardhë: Dislokimi i ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, zhvillim destabilizues

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin e grumbullimit të trupave ushtarake serbe nuk mund ta them tani”, tha ai.

Dislokimi i trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Për këtë sulm Kosova ka fajësuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje.

Zyrtari i lartë amerikan u pyet nëse SHBA-ja ka dijeni nëse Serbia dhe Rusia janë të përfshira në sulmin në Banjskë dhe për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Beogradit.

“Është një hetim që po vazhdon. Ne duam ta respektojmë atë proces dhe duam që Serbia të marrë pjesë në hetim. E dyta, shkalla e këtij sulmi, numri i makinave të përfshira, llojet e municioneve dhe armëve, sigurisht aludojnë në një nivel të lartë sofistikimi në burime dhe në trajnime. Vetëm madhësia e tyre është shqetësuese. Nuk duket se disa burra u mblodhën dhe vendosën ta bënin këtë [sulmin] ad hoc. Kjo është shqetësuese”, tha Kirby.

Ai tha se është shqetësues armët që janë gjetur pas incidentit, që tha se janë të nivelit ushtarak, përfshirë granatahedhës dhe armë të tjera.

Kirby e përshkroi sulmin e 24 shtatorit si të koordinuar dhe të planifikuar mirë.

“Sulmuesit përdorën rreth 20 makina për të transportuar armët, që për nga sasia dhe sofistikimi janë alarmuese. Shumica e armatimit ishte e llojit ushtarak, përfshirë raketa kundërtanke, eksplozivë dhe pajisje taktike”.

“Ky nuk është një lloj sulmi që kryhet rastësisht, ad hoc, nga ndonjë grup i vogël. Sasia dhe lloji i armëve që u gjetën, paraqesin rrezik për sigurinë jo vetëm të personelit të Kosovës, por edhe atij ndërkombëtar, përfshirë edhe trupat e NATO-s”, tha ai duke shtuar se autorët e sulmit dhe ata që e planifikuan duhet të përballen me drejtësinë.

Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Pas kësaj bisede, Vuçiç në një konferencë për media ka mohuar se ushtria serbe është në gatishmëri të lartë, duke thënë se ai nuk ka nënshkruar një vendim të tillë.

Kirby tha se SHBA-ja në bashkëpunim me aleatët evropianë po punon që Kosova dhe Serbia të kthehen në “dialogun paqësor të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Etiketa: john kirbykosoveserbi

Ju sugjerojmë

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
Bota

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

5 Gusht, 2025 10:30 pm
Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
Rajoni

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

5 Gusht, 2025 9:48 pm
Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar
Bota

Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar

5 Gusht, 2025 8:53 pm
Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë
Bota

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

5 Gusht, 2025 8:29 pm
MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor
Aktualitet

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

5 Gusht, 2025 8:09 pm
Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë
Bota

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 Gusht, 2025 7:55 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
Auto-Skicë
Bota

Mediat izraelite: Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Gazës

5 Gusht, 2025 7:31 pm
Para
Zyrtari amerikan i sigurisë i shqetësuar për mobilizim serb në kufirin me Kosovën: Dialogoni!

Zyrtari amerikan i sigurisë i shqetësuar për mobilizim serb në kufirin me Kosovën: Dialogoni!

Njihuni me ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

Njihuni me ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar

Sveçla: Në sulmin e organizuar në Banjskë ishin të përfshirë 80 terroristë

TE FUNDIT

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
5 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se rënia e çmimeve të energjisë mund...

Lexo më shumë

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze...

Lexo më shumë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
5 Gusht, 2025

Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com