Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë akuzon Rusinë se sulmoi Ukrainën me raketa të furnizuara nga Pheniani 

2024/01/05 at 9:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e Bardhë akuzon Rusinë se sulmoi Ukrainën me raketa të furnizuara nga Pheniani 

Raketat e dorëzuara nga Koreja e Veriut në Rusi janë përdorur në sulmet në shkallë të gjerë të nisura ditët e fundit kundër Ukrainës. Ky është konstatimi që Shtëpia e Bardhë ka shprehur të enjten, duke denoncuar përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe shqetësues të mbështetjes së Phenianit për Moskën. 

“Informacionet tona tregojnë se Koreja e Veriut së fundi i ka dorëzuar Rusisë sisteme të lëshimit të raketave balistike dhe disa raketa balistike, disa prej të cilave u përdorën më 30 dhjetor dhe 2 janar në sulmet kundër Ukrainës”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. 

Komentet e Kirby erdhën pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kërkoi rritjen e prodhimit të raketave gjatë një vizite në një fabrikë të pajisjeve ushtarake, si shenjë të përgatitjes për një konfrontim të mundshëm ushtarak me Korenë e Jugut dhe SHBA-të. 

Sipas Kirby-t, bashkëpunimi i Rusisë me Veriun komunist thekson edhe më tepër nevojën që Kongresi Amerikan të miratojë paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën. 

“Forcat ruse lëshuan një nga raketat e furnizuara nga Koreja e Veriut më 30 dhjetor, e cila ra në një fushë në provincën Zaporizhia të Ukrainës jugore. Më pas, më 2 janar, Rusia lëshoi disa raketa në Ukrainë në një sulm ajror masiv. Mbrojtja ajrore e Ukrainës, e cila është përballur me një breshëri bombardimesh nga Rusia ditët e fundit, mbetet një prioritet absolut”, theksoi Kirby. 

Sipas Kirby, Rusia gjithashtu planifikon të blejë raketa nga Irani. “Ne do të vendosim sanksione shtesë ndaj atyre që lehtësojnë transferimin e armëve nga Koreja e Veriut dhe Irani në Rusi”, theksoi ai. 

Ndërkohë, në Uashington edhe presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit që të “veprojë pa pritur më” pas  bombardimit masiv të Ukrainës, por republikanët vazhdojnë të vendosin kushte për miratimin e ndihmës së re për Kievin. 

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Tensione të larta në Azi, dy Koretë shkëmbejnë zjarr në ishujt kufitar

Tensione të larta në Azi, dy Koretë shkëmbejnë zjarr në ishujt kufitar

Dhunoi brutalisht klientin në klubin e natës, arrestohet truproja shqiptar në Maltë (Emri-Foto)

Dhunoi brutalisht klientin në klubin e natës, arrestohet truproja shqiptar në Maltë (Emri-Foto)

ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse në Iran

ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse në Iran

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com