Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpi falas në qyteza të Italisë për të ‘joshur’ banorë të rinj

2019/11/04 at 8:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpi falas në qyteza të Italisë për të ‘joshur’ banorë të rinj

Vitet e fundit shumë vende në Itali kanë zgjedhur të shesin shtëpitë për një 1 dollar në mënyrë që të rigjallërojnë komunitetet e tyre të cilat janë në ikje.

Zungoli në afërsi të Napolit dhe Sambuca ishin destinacionet që kanë përdorur skemën e promovimit të shitjes së pronave të shkatërruara për vetëm 1 dollar me shpresën për të tërhequr banorë të rinj.

Por tashmë  Cammarata në Siçili ka shkuar edhe më tej duke i dhënë këto shtëpi në këmbim të asgjëje. I dëshpëruar për të shpëtuar vendlindjen e tij nga shuarja, kryetari i bashkisë Vincenzo Giambrone ka kaluar tre vitet e fundit duke bindur  pronarët e shtëpive, të cilët i kanë braktisur prej kohësh banesat ku kanë lindur, t’ia japin bosh dhe të shkatërruara siç janë pronarëve të rinj, por në këmbim të asgjëje.

“Nuk mund të duroj teksa shoh këtë vend kaq të bukur, të vjetër plot histori bosh dhe drejt shkatërrimit. Më lëndon. Pronarët janë të pavetëdijshëm për dëmin që shkaktojnë duke braktisur shtëpitë e tyre dhe refuzimit për t’i restauruar. Diçka e tillë lë një plagë të thellë në peisazhin e vendit si dhe frikën e shembjeve të rrezikshme ,”-është shprehur Giambrone, për CNN.

Sipas tij aktualisht ka shumë shtëpi prej guri boshe dhe shumë të tjera do të vijojnë të lirohen në një kohë të shkurtër. Janë të paktën 100 shtëpi të braktisura dhe të gjitha të vendosura në pjesën më të vjetër të Cammaratës, e cila ka potencialin më të madh për të shpëtuar, bën që kryetari i Bashkisë Giambrone të ketë shpresa.

“Tashmë blerësit e rinj mund të vijnë të sigurojnë këto mure që lëvizin dhe të rigjallërojnë pjesën historike,”-shton ai.

Kuptohet që ka disa kushte për skemën e shtëpive ‘falas’ në Cammarata. Blerësit duhet të zotohen që do të restaurojnë banesën deri në 3 vjet nga blerja si dhe të paguajnë 5 mijë euro ose 4.300 dollarë të cilat do t’u rikthehen sapo puna me restaurimin të ketë mbaruar.

Gjithashtu ata duhet të paraqesin një plan të qartë rinovimi për pronën që duan të marrin. Ndërkohë që të gjithë blerësit që plotësojnë këto kritere do të merren parasysh, prioritet do të kenë çiftet e reja me fëmijë. Çiftet që do të banojnë aty dhe do të bëhen me fëmijë do të marrin edhe 1 mijë euro bonus.

Pronarët e rinj mund t’i shndërrojnë banesat në shtëpi private, B&B, hotele, dyqane apo edhe restorante. Shqetësimi më i madh i Giambrones është që vendit ‘t’i kthehet gjallëria’. Cammarata është pjesë e një grupi elitar fshatrash autentikë italianë, të cilët luftojnë kundër ‘zhdukjes’  dhe përpiqen të ruajnë traditën.

I vendosur 60 kilometra në juglindje të Palermos dikur ka qenë një vend plot gjallëri sipas Giambrones. Por ky vend historik ka humbur një numër të madh banorësh gjatë viteve të kaluara dhe shumë prej shtëpive janë të braktisura në ditët e sotme.

Për Cammaratën thuhet se është vendi me 1000 ballkone në lindje, pasi në secilën dritare mund të shihet perëndimi dhe të shijohet një pamje spektakolare të malit Etna.

Blerësit e mundshëm do të priten me krahë hapur pasi vendasit janë të njohur për mikpritjen e tyre./Opinion.al/

Etiketa: cammarata

Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para
Aksidenti në Cërrik, humbin jetën dy persona

Përplas për vdekje këmbësorin, 17-vjeçari largohet nga vendngjarja

SHBA shton sanksionet ndaj Iranit

SHBA shton sanksionet ndaj Iranit

Veliaj i përgjigjet Ademit për portretet në Bulevard: Graj gamorin tat

Veliaj i përgjigjet Ademit për portretet në Bulevard: Graj gamorin tat

TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com