Pamjet që shihni më poshtë tregojnë një tjetër video të shkurtër të momentit të shpërthimit masiv në Lushnje, pasditen e djeshme në orën 15:31 minuta.
Shpërthimi siç shihet në videon e kapur nga një kënd tjetër, të siguruar nga Klan News ka krijuar valë të fuqishme goditjeje dhe një re të madhe tymi. U raportua më herët se ishte kontakti i një vinçi në kantierin e ndërtimit me linjën e tensionit të lartë që provokoi këtë shpërthim.
Ngjarja tragjike e 1 Marsit shkaktoi dy të vdekur babë e bir, e 6 të plagosur. Deri më tani mësohet se gjendja e deputetit Bujar Çela dhe e 4 të plagosurve që janë shtruar në spitalin e Lushnjes është e stabilizuar, ndërsa pritet informacion mbi pacientin tjetër te Trauma i cili ka dëmtime të rënda në kokë.