Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitive me Covid-19. Ajo është karantinuar dhe po merr trajtim mjekësor në banesë raporton Abc news.
Rreth një muaj më parë Gjylameti, u shfaq publikisht me barkun e rrumbullakosur, ndërsa u konfirmua se ishte shtatzënë për herë të dytë.
Pas infektimit, Gjylameti ka ndaluar aktivitetin e saj politik në Qarkun e Tiranës./Opinion.al