Çifti i famshëm i showbizzit shqiptar Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, e ndërsa pak kohë më parë pranuan më në fund se ishin në pritje të një fëmije.
Kësaj here një deklaratë ka ardhur nga Besi, i cili ka treguar më shumë për periudhën e shtatzanisë së Xhensilës.
I ftuar te “Për drekë me mua”, Besi ka thënë se bashkëshortja e tij tashmë ka neps vetëm për këpucë të shtrenjta që kapin shifrën e rreth 1 mijë eurove, ndërkohë që tavolina ka shpërthyer në të qeshura.
“Ajo ka neps për veshje, për këpucë, për çizme, të shtrenjta që shkojnë në 1 mijë euro”, tha aktori.