Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shtatëzënësia tek gratë shqiptare dhe kujdesi për fëmijën”

2018/06/09 at 10:30 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shtatëzënësia tek gratë shqiptare dhe kujdesi për fëmijën”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Qershor 2018


Në dokumentin me titull “Contribution à l’étude de la femme en Orient. Dr. Zambaco, de Constantinople.”, të doktorit Demetrius Alexandre Zambaco (1832 – 1913), gjejmë një përshkrim të veçantë në lidhje me shtatëzënësinë e grave shqiptare dhe kujdesin e tyre për fëmijën, më saktësisht në faqen n°196, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“…Do të shtoj dy fjalë për myslimanët shqiptarë, të cilët, të strehuar në malet e tyre, nuk janë aspak të turqizuar, dhe ruajnë me bashkatdhetarët e krishterë, zakone krejt të ndryshme nga ato të bashkëfetarëve prej Azie apo Afrike.

Dhe së pari, poligamia nuk ekziston në Shqipëri. Edhe pse ka më shumë vajza sesa djem, është shumë e rrallë që një shqiptar të marrë një grua të dytë. Do të ishte një fyerje për gruan dhe të gjithë familjen e tij.

Në Shqipëri nuk ka skllevër. Megjithatë hasim atje zeshkanë dhe zezakë. Ata janë pasardhës të skllevërve etiopianë, të sjellë në vend nga pashallarët dhe guvernatorët turq. Këta zezakë, absolutisht të lirë, janë malësorë të vërtetë që mbrojnë me xhelozi lirinë e tyre. Ata që pashë janë të hollë, të zgjuar, madje paraqesin të njëjtën formë të kafkës si shqiptarët.

Shqiptarja, e njohur për guximin e saj, nuk duhet të bërtasë gjatë lindjes, sepse është diçka e turpshme nëse nuk përballon dhimbjen. Ajo ndërron fshehurazi rrobat e fëmijës së saj, ndoshta për të shmangur të qarat të cilat nuk mund t’i kontrollojë dot. Fakti është se fëmija vjen në botë pa dijeninë e babait, i cili mëson ngjarjen vetëm pas lindjes. Është nëna e gruas, dhe në rast mungese, gruaja më e moshuar e familjes, që kryen funksionin e mamisë.

Në Shqipëri ka shumë druajtje. Pra, është e turpshme të flitet për shtatzënësinë. Gruaja e fsheh atë sa më shumë që të jetë e mundur. Një grua shtatzënë ka gjithmonë me vete një kanif, që të presë kordonin e kërthizës nëse është e nevojshme.

Gruaja popullore punon tokën me burrin e saj deri në një periudhë shumë të vonshme të shtatzënësisë.

Të porsalindurin e lajnë çdo ditë ; koka e tij qëndron e zbuluar, gjymtyrët e tij nuk bllokohen nga mbulesat, por lihen në gjendje të lirë ; fëmija rritet rehatshëm. Kështu shqiptarët i kanë këmbët e tyre të drejta dhe jo të shtrembura si shumica e osmanllinjve.

Gruaja shqiptare është një shoqe e vërtetë dhe e barabartë me burrin e saj, nuk është një qenie inferiore që Perëndia ka krijuar për kënaqësinë e njeriut dhe për plotësimin e nevojave të tij natyrore.

Në Shqipëri ka një respekt të jashtëzakonshëm për gruan më të moshuar të familjes, e cila gjithmonë pyetet për të gjitha interesat dhe aktet që kanë të bëjnë me anëtarët e saj të ndryshëm.

Së fundi, zakonet shqiptare nuk lejojnë abortin siç ndodh tek myslimanët e tjerë. Kështu, gratë mund të lindin deri vonë. Ka nga ato që lindin derin në moshën 48 dhe 49 vjeç…”

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/doktor-demetrius-alexandre-zambaco-1886-shtatezenesia-tek-grate-shqiptare-dhe-kujdesi-per-femijen/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Etiketa: grate shqiptarekujdesi per femijenshtatzenesia


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
“E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim”, dëshmia në polici e autorit të plagosjes tek Unaza e Re

Arrestohet 51-vjeçarja në Fier, i mori 7500 euro një shtetasi

Kush është ‘kryeqyteti’ i kokainës në Evropë?

Kush është 'kryeqyteti' i kokainës në Evropë?

Mbrëmja e së premtes përgjak rrugët, makina përplas për vdekje një grua

Vrau nënën e 6 fëmijëve, zbardhet dëshmia e burrit
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com