Bota

 Shtatë persona kanë vdekur pas bombardimeve të forcave ruse në Ukrainë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 24/02/22 |
Opi Nion

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga bombardimet e forcave ruse në Ukrainë, mësohet se ka thënë policia ukrainase.

Zyrtarët thanë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë të tjerë, shkruan BBC.

Nëntëmbëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur. Ndërsa një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”./Opinion.al

Pas