Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptaro-amerikania LGBT: Ja si i fitova betejat për të qenë vetvetja

2021/06/25 at 6:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqiptaro-amerikania LGBT: Ja si i fitova betejat për të qenë vetvetja

Qershori është muaji kur anëtarët e komunitetit LGBT shpalosin krenarinë e tyre për atë çka përfaqësojnë teksa bëjnë thirrje për dinjitet e barazi.

Materiali në vazhdim na njeh me historinë e Ria Demirit, një shqiptaro-amerikaneje së cilës iu deshën vite të ngrihet mbi stigmën shoqërore, për të qenë vetvetja.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” influencuesja 34 vjeçare, me mbi 1 milion ndjekës në rrjetin social TikTok dhe mbi 300 mijë në Instagram, flet mbi përvojën e saj, nga martesat e detyruara, tek zgjedhja për të qenë e lumtur. Me Ria Demirin bisedoi kolegia Menada Zaimi.

Si shumë përfaqësues të komunitetit LGBT, Ria Demiri u është bashkuar thirrjeve për dinjitet dhe barazi, në atë që njihet si Muaji i Krenarisë. Por për 34 vjeçaren nuk ishte e lehtë të mbërrinte deri këtu.

U deshën rreth 28 vjet e dy divorce që ajo të dilte hapur. Sfida më e madhe për të ishte familja.

Ria Demiri, ishte vetëm dy vjeç kur prindërit e saj u zhvendosën nga Struga e Maqedonisë së Veriut, në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte vetëm pesë kur nisi të kuptojë se nuk ishte ajo që prindërit i kishin mësuar si normale.

“Isha e hutuar, nuk e kuptoja pse në moshën pesë vjeç mua më pëlqenin vajzat dhe jo djemtë. Preferoja të luaja me djemtë, por kurrë nuk zhvillova ndonjë ndjenjë për ta. Nuk fola kurrë për këtë gjë me prindërit e mi, t’i pyesja pse ndihesha ashtu. Dija që ishte diçka e gabuar, pasi nga mënyra se si isha rritur në shtëpinë time më bënte të kuptoja se nuk ishte diçka normale”.

Dhe kjo do ishte mënyra se si ajo do të rritej. Ria thotë se nëna e saj u përpoq shumë ta ndryshojë.

“Nëna ime gjatë gjithë kohës bënte gjëra të cilat më krijonin shumë çoroditje. Më çonte tek ndonjë imam apo tek hoxha. Provonte të më “rregullonte”… Unë nuk e kuptoja se çfarë po bënte. Më thoshte vetëm: ke nevojë të takosh një hoxhë dhe unë kurrë nuk e dija se pse. Pasi u divorcova, më tha se e kishte bërë sepse nuk donte që unë të isha homoseksuale, donte që të ndryshoja. Më detyroi të martohesha. Isha vetëm 17 vjeç, në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nëna ime më martoi, me një djalë të cilin kisha vetëm për një orë, që e njihja”.

Ria ishte rreth 28 vjeç kur vendosi të thotë hapur se ishte homoseksuale, një gjë që siç thotë e bëri për vajzën e saj, në atë kohë vetëm dy vjeç.

“Ajo më motivoi të jem e sinqertë. Unë jam në një lidhje dhe unë dhe partnerja ime kemi katër fëmijë, ajo ka tre nga lidhje të mëparshme, Kam një familje të lumtur. Vajza ime kurrë nuk thotë pse je kështu, ne thjesht e kemi normalizuar këtë gjë. E kam normalizuar këtë gjë për të që ajo të ndihet rehat kur të flasë me mua për gjithçka. Fëmijët duan të shohin thjesht dashuri, kjo i bën ata të lumtur”.  Ria thotë se zgjodhi pikërisht lumturinë për të vazhduar përpara edhe pse rrugës humbi miq e të afërm.

“Po kam humbur familjarë, kam humbur miq me kalimin e kohës, por nuk ka asnjë problem. Thjesht po rrethoj veten me njerëz që më duan për atë që jam dhe kjo është gjithçka që unë dua”.

Megjithë dëshirën e madhe për të vizituar vendlindjen orientimi i saj seksual duket se është bërë një pengesë e madhe për të.

“Dua të shkoj por jam nervoze, sepse kam gjyshërit që nuk e mirëpresin shumë këtë gjë. Ndihem keq se nuk mund të shkoj e t’i shoh, më duket sikur nuk i respektoj. Dua të shkoj sepse atje kam lindur, por gjithashtu dua të shkoj e të më shohin si një person normal, jo sikur kam 10 kokë apo sikur të isha ndonjë majmun a diçka tjetër”.

Sot një influencuese në rrjetet sociale, me mbi një milion ndjekës në TikTok dhe mbi 300 mijë në Istagram, Ria i kushton vëmendje aktivizmit si përfaqësuese e komunitetit LGBT. Ajo thotë se i ka fituar betejat e saj dhe është e lumtur të ndihmojë të tjerë.

“Nëse arrij të ndryshoj jetën e një personi të vetëm kjo është gjithçka dua, më bën mirënjohëse…. mirënjohëse që jam në gjendje të ndihmoj të tjerët”.

Dhe për të gjithë ata që kanë ende beteja për të fituar, Ria ka këtë mesazh:

“Mos u trembni. Është diçka shumë lehtësuese pas gjithë asaj frike që ndjeni në fillim, është ndjenja më e bukur në botë”. / VOA

Etiketa: LGBTRia Demiri

Ju sugjerojmë

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar
Politikë

11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar

16 Maj, 2025 7:38 pm
Integrimi i Shqipërisë në BE/Rama:Nuk u martuam sot.Frederiksen:Europa do zgjerohet
Kryesore

Integrimi i Shqipërisë në BE/Rama:Nuk u martuam sot.Frederiksen:Europa do zgjerohet

16 Maj, 2025 7:27 pm
Kryeministrja daneze në Tiranë: Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet!
Kryesore

Kryeministrja daneze në Tiranë: Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet!

16 Maj, 2025 7:16 pm
Samiti në Tiranë/Rama në konferencë me kryeministren e Danimarkës: Ditë e frytshme!
Kryesore

Samiti në Tiranë/Rama në konferencë me kryeministren e Danimarkës: Ditë e frytshme!

16 Maj, 2025 7:05 pm
Berisha i bashkohet protestës së opozitës: Rama, në karrige me zgjedhje të vjedhura
Kryesore

Berisha i bashkohet protestës së opozitës: Rama, në karrige me zgjedhje të vjedhura

16 Maj, 2025 6:56 pm
Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri
Rajoni

Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri

16 Maj, 2025 6:36 pm
A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët
Kryesore

A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët

16 Maj, 2025 6:18 pm
A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi
Politikë

A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi

16 Maj, 2025 6:00 pm
Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana
Kryesore

Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana

16 Maj, 2025 5:52 pm
Para
Sulm me thikë në Gjermani, humbin jetën 3 persona

Sulm me thikë në Gjermani, humbin jetën 3 persona

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 55-vjeçari

Makina përplas të moshuarin në Tiranë

COVID-19, Izraeli rivendos me detyrim maskat mbrojtëse

COVID-19, Izraeli rivendos me detyrim maskat mbrojtëse

TE FUNDIT

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
16 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me...

Lexo më shumë

11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar

11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës përmbyllëse të samitit të Komunitetit Politik Europian, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet në Shqipëri....

Lexo më shumë

Integrimi i Shqipërisë në BE/Rama:Nuk u martuam sot.Frederiksen:Europa do zgjerohet

Integrimi i Shqipërisë në BE/Rama:Nuk u martuam sot.Frederiksen:Europa do zgjerohet
16 Maj, 2025

Në konferencën e përbashkët në Tiranë pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministrja e Danimarkës dhe Rama u...

Lexo më shumë

Kryeministrja daneze në Tiranë: Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet!

Kryeministrja daneze në Tiranë: Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet!
16 Maj, 2025

Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me honologen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com