Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarja nga Rrësheni rrëfen përvojën me “Fast & Furious”: Në një muaj fitova sa për një vit

2018/01/13 at 9:47 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqiptarja nga Rrësheni rrëfen përvojën me “Fast & Furious”: Në një muaj fitova sa për një vit

The Fate of the Furious” është seria e 8 e filmit më të shikuar “Fast & Furious”.

Si në 7 seritë e tjera, edhe këtë herë nuk kanë munguar aktorët e mëdhenj si Vin Diesel, Charlize Theron, Jason Statham. Por përveç tyre, pjesë e “The Fate of the Furious” janë edhe tre aktorët shqiptarë Erand Hoxha, Marko Caka dhe Erigerta Deda.

Në një rrëfim  për Report Tv, Erigerta Deda tregon eksperiencën e saj në film, prapaskenat, pagesën që ka marrë si dhe synimet për të ardhmen.Intervista e plotë:

-Në fakt sa ishte fat dhe sa ishte meritë e jotja, ju u gjendët rastësisht në këtë produksion apo punove fort për të arritur pjesëmarrjen?

Pavarësisht se unë konkurrova si gjithë të tjerët, ata më ofruan që unë të punoj rreth një muaj dhe jam kënaqur shumë.
-Sa e vështirë është për një shqiptare të bëhet pjesë e kinematografisë amerikane?

Nuk mund të them se është e lehtë por as nuk mund të them se është e pamundur, edhe unë vetë jam e re dhe do shumë punë dhe profesionalizëm.

-Si ishte dita jote e parë e punës?

Dita e parë e punës ka qenë shumë e bukur të gjithë ishin aty me mua, kishte shumë kamera, makina. Ishte një ndër projektet më të mëdha në Hollywood. Ne kemi darkuar bashkë. Unë dua t’ju flas për Shqipërinë por ata nuk e njohin shumë mirë, ata thonë nuk e dimë ku është në hartë. Unë ju them që ndodhet afër Greqisë, Maqedonisë.

-Kanë interes të mësojnë rreth kulturës shqiptare?

Po kanë interes sa herë flas më thonë na trego më shumë, më thonë si thuhet kjo në shqip. Mundohen ta përsërisin dhe është shumë e bukur respekti dhe dashuria që kanë për të tjerët.
-Mban mend ndonjë incident të ndodhur gjatë ditëve të provave?

Kanë qenë shumë makina luksoze që janë hedhur nga kati i shtatë, dhe aty kam qenë prezente. Aty ne po vrapojmë dhe janë rreth treqind që po hidhen ato po tërhiqen me vinç sepse nuk kanë njerëz brenda. Ajo ka qenë gjëja më interesante që kam parë.

-Si e përjetove gjithë këtë?

E përjetova me një ndjesi shumë të madhe, sepse ishte atmosfera një flakë e paparë, ishte shumë interesante.

-Cili është synimi jot për të ardhmen?

Unë sapo kam mbaruar Bachelor për aktrim. Kam ardhur në Shqipëri të shikoj familjen përpara se të nisem për një projekt të madh atje. Do jetoj në Atlanta sepse është aktualisht vendi i parë në botë për filma dhe televizion.

-Mund të ndalemi pak tek fëmijëria jote si ka qenë Erigerta para se të largohej nga Shqipëria dhe a ka ndryshuar ajo?

Unë kam lindur dhe jam rritur disa vite në Rrëshen, jam edukuar me kulturën mirditore shqiptare. Unë u largova në Angli ku jetova gati tre vjet. Më pas më doli lotaria amerikane ika me familjen në Cleaven Ohajo ku kam jetuar mbi njëmbëdhjetë vite. Unë e kam ruajtur traditën shqiptare, mamaja ime ende gatuan ushqime shqiptare të cilat janë shumë të mira. Unë jam munduar ta mbaj traditën shqiptare por është edhe vendi që të bën të ndjehesh edhe amerikane sepse unë kam pasaportë Amerikane  edhe atje kam jetuar shumë vite.

-Si të duket Shqipëria pas rikthimit?

Kjo është hera e dytë qe vij. Jam kënaqur shumë ka shumë gjelbërim dhe bukuri. Njerëzit janë shumë interesant.
-A je rritur me shembujt e kinematografisë shqiptare, apo asaj të huaj?

Unë jam rritur me të dyja, Amerika ka lloje të ndryshme filmash, ndërsa Shqipëria duhet të ketë edhe më shumë komedi pasi nuk jemi një popull shumë serioz por jemi të buzëqeshur.
-Ke synim të bëhesh pjesë e stafit të aktorëve shqiptarë?

Po më pëlqen të jem pjesëmarrës në kinematografinë shqiptare pasi e njoh mirë gjuhën shqipe e cila më ndihmon shumë të komunikoj dhe të shkruaj. Jam shumë e kënaqur që dikush të më thërasi për një film shqiptar.

-Përveç Fast and Fourios 8 keni realizuar edhe projekte të tjetra?

Po kam realizuar edhe projekte të tjera ku kam takuar shumë aktorë të mëdhenj.

-Më trego edhe për atmosferën si është në punë a ndryshon nga shqipëria, pasoi është një vend i vogël dhe Hollywoodin kush nuk do e ëndërronte?

Në Amerikë puna është shumë profesionale dhe strikte, ka shumë rregulla që duhen zbatuar. Këtu në Shqipëri po shikoj që njerëzit janë shumë të afërt pasi është një vend shumë i vogël. Kjo është shumë interesante pasi këtë gjë nuk mund ta gjesh në çdo vend të botës.

-Ndërkohë teksa punoje mund të krijoje miqësi kollaj?

Po patjetër njerëzit janë shumë të afërt, janë të dashur të respektueshëm. Unë ndihem shumë afër me ata pasi hamë bashkë, flasim bashkë, jemi shumë të lirshëm.

-Mund të ndalemi pak edhe tek pagesa?

Në projektet që unë kam marrë pjesë normalisht që nuk kam pasur ndonjë pagë shumë të lartë pasi nuk jam ndonjë aktore që kam arritur shumë lart por sa më shumë eksperiencë të kesh aq më shumë do paguhesh.

-Po tek filmi Fast and Fourios?

Jam kënaqur pasi kam pasur kontratën për një muaj dhe nuk kam pasur nevojë të punoj më për një vit.

-Erigerta sa kohë të është dashur të studiosh? Çfarë studimesh ke mbaruar?

Unë sapo jam diplomuar për aktrim. Unë kam studiuar si të shkruaj një skenar. Tani që kam krijuar edhe lidhjet kam njohur njerëz të rinj. Më pëlqen të jem pjesëmarrëse në të tilla projekte. Unë kam qenë një studente shumë e mirë kam studiuar në universiteti i Ohajos.

-Sa ndryshon kinematografia e vërtetë reale, përjetimi, roli i të qenurit aktore nga studimet, a ka ndryshime?

Po ka shumë ndryshime kur je në një set profesional i ke yjet botërore aty

-Erigerta për ta mbyllur do doja të jepje një mesazh për të rinjtë shqiptar, për ëndrrat e tyre?

Do të thoja që ëndrra amerikane është jashtëzakonisht shumë e vështirë por si shqiptare unë e kam në gjak artin. Dua t’ju them të rinjve shqiptar që ta marrin punën me seriozitet edhe duhet të kenë shumë ambicie sepse kjo industri është shumë e vështirë dhe jo të gjithë kanë sukses.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/flet-vajza-e-lotarise-amerikane-qe-preku-endrren-hollivudiane-ne-fast-and-furios-486426/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


Etiketa: charlizse theronerigerta dedaFast and FuriousVin Diesel


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër
-Kulturë

The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

16 Mars, 2025 10:16 am
Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 
-Kulturë

Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

12 Mars, 2025 4:00 pm
8 Marsi/ Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani
-Kulturë

8 Marsi/ Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani

8 Mars, 2025 10:11 am
Dagens Press (1921) / Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij, Johanna Terwin : Duhet të kujdesem dhe të organizoj gjithçka për të…
-Kulturë

Dagens Press (1921) / Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij, Johanna Terwin : Duhet të kujdesem dhe të organizoj gjithçka për të…

8 Mars, 2025 10:07 am
Para
Zidane flet pas humbjes në “Santiago Bernabeu”: Topi s’deshi të futej në rrjetë

Zidane flet pas humbjes në “Santiago Bernabeu”: Topi s’deshi të futej në rrjetë

Festat me mot të mirë, dëborë e shi në 1 janar 2018

Kthehet i ftohti dhe temperaturat me minus, dëborë edhe në Tiranë

Aksident në Sarandë, makina hyn brenda dyqanit, plagosen dy persona

Aksident në Sarandë, makina hyn brenda dyqanit, plagosen dy persona
















TE FUNDIT

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
15 Maj, 2025

Edhe pse kanë arritur të fitojnë shumë vota nga zgjedhësit, janë 4 kandidatë nga listat e hapura socialiste, të cilët...

Lexo më shumë

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
15 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, ku një automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësore 50 vjeç. Policia...

Lexo më shumë

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
15 Maj, 2025

Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta...

Lexo më shumë

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
15 Maj, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Bundeskanzler Friedrich Merz, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com