Një shqiptare arrin të marrë trofeun e volejbollit norvegjez.
Arjola Prenga nga rrethi i Mirditës, është prej Qershorit kapitene e ekipit të mirënjohur norvegjez, Randabergun dhe tashmë ka arritur majat.
Duke udhëhequr skuadrën e saj norvegjeze ajo është përballur me një tjetër skuadër vendase në finalen e Kupës së Norvegjisë në Volejboll për Femra dhe ka triumfuar me rezultatin 3-0.
Arjola Prenga shënoi 11 pikë në këtë sfidë finale, që u luajt sot në kryeqytetin Oslo, duke nisur nga ora 13:30.
Ky është trofeu i 6-të që volejbollistja shqiptare fiton në këto 4 sezone në volejbollin norvegjez, ku ka dalë dy herë “kampione”, ka triumfuar në dy finale kupe dhe ka fituar dy herë titullin në Ligën Rajonale Nordike.