Një vajzë shqiptare ka fituar një çmim prestigjioz të një prej shtëpive më të mëdha të modës. Nensi Dojaka është shpallur fituese e çmimit të Louis Vuitton për stilistët e rinj.
Në këtë kompeticion merrnin pjesë 1900 aplikantë nga 110 vende të ndryshme të botës. Nensi Dojaka fitoi çmimin e madh prej 300 mijë Eurosh dhe një vit trajnim nga LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton.
Edhe kryministri Rama ka reaguar për fitoren e Nensit: “Nensi Dojaka fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Çfarë talenti, çfarë krenarie”./Opinion.al