Një shqiptar ka vdekur në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 34-vjeçari, prej kohësh punonte dhe jetonte, në Volos.
Ai ka rënë në kazanin e fermentimit të rrushit. Kazani ka qenë rreth 3 metra i thellë dhe i riu shqiptar e ka pasur të pamundur që të dilte.
Kur e kanë parë punëtorët e tjerë ai ishte bërë copë nga makineritë e përpunimit.
Nga hetimet fillestare dyshohet se 34-vjeçarit i ka rrëshqit këmba. Ai ishte babai i dy fëmijëve të vegjël./tvklan.al
Burimi: News247.gr