Policia ka arrestuar një shqiptar pasi ka tentuar ta godasë me kazmë një shtetas italian.
Ngjarja ka ndodhur në Peruxha, ku 40 vjeçari shqiptar ka nisur një debat me italianin teksa ndodheshin në një pub në orën 4 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se debati ka degjeneruar pas një sherri fizik, ku shqiptari ka gjetur një kazmë dhe ka tentuar të godasë shtetasin italian me të.
Fatmirësisht ka ndërhyrë Policia italiane dhe e ka ndaluar.
Shqiptari ishte në gjendje të dehur dhe ka shpejguar në Polici se sherri nisi pas një përleshje shpatull me shpatull me italianin.