Një shqiptar ka plagosur rëndë me thikë dy shtetas italianë në Umbertide të Peruxhas.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së 1 prillit, ku shqiptari është konfliktuar me dy italianët dhe më pas ka nxjerrë thikën duke i plagosur që të dy.
Sipas mediave italiane, ai i ka qëlluar me thikë në gjoks të dy italianët, duke u shkaktuar plagë të rënda.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe janë në gjendje serioze.
Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe arrestuar shqiptarin, për të cilin thuhet se është 23-vjeçar.
Dy të plagosurit janë 32 dhe 48 vjeç.
Sherri me mes shqiptarit dhe dy italianëve ka ndodhur për arsye banale.