Aktualitet

Shqiptari përplas motorin me 2 pasagjerë, aksidenti i rëndë filmohet live


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 07/07/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në Itali, mbrëmjen e djeshme në momentet kur qytetarët italianë kanë shpërthyer në festë pasi Italia arriti të fitojë dhe të jetë në finalen e Euro 2020.

Tifozët në Cuneo festuan pas përfundimit të ndeshjes pa respektuar rregullat kundër Covid-19. Gjatë festimeve ka ndodhur një aksident ku është përfshirë edhe një shqiptar. Ai ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar në telefon nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilët shfaqen të shokuar pas asaj që ka ndodhur.

Shqiptari po drejtonte një makinë tip Fiat Punto dhe teksa po kryente disa manovra në shesh përplaset fuqishëm me një motor. Në motor po udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.

E mitura ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.

La Stampa shkruan se shoferi i makinës është një 25 vjeçar shqiptar i dehur në momentin që ndodhi aksidenti por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Ai akuzohet për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme. Po ashtu ka marrë një gjobë të majme sepse mjeti nuk kishte siguracion dhe certifikatë regjistrimi.

Pas