Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali. Viktima është 48-vjeçari me inicialet, M.A me banim në Fossano.
Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në drejtimin e një automjeti Fiat 500 kur u përplas me një makinë tjetër ‘Mercedes-Benz A Class’ të drejtuar nga një grua. Në aksident u përfshi dhe një mjet i tretë tip ‘Citroen C3’.
48-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të rënda. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Aksi rrugor në Cuneo midis Bra dhe Fossano u mbyll për më shumë se dy orë për shkak të aksidentit./ Opinion.al