Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg, pasi kërcënonte ish-të dashurën se do të publikonte video, ku shfaqej në momente intime me të.
Mediat greke shkruajnë se i riu e kërcënonte prej kohësh ish-të dashurën, ndërsa fillimisht videon ia kishte dërguar asaj dhe nënës së saj.
Historia nis kur çifti filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale, me aprovimin e vajzës. Por gjërat morën një kthesë tjetër kur 22-vjeçarja vendosi që t’i jepte fund marrëdhënies me shqiptarin.
I riu filloi ta shantazhonte. Por nuk mbaroi me kaq. I riu kërcënonte vajzën e re që të dorëhiqej nga puna ose përndryshe do t’i shpërndante kolegëve të saj videon pornografike. Në këto kushte e reja vendosi që të reagonte dhe denoncoi rastin në polici.
Kështu shqiptari u arrestua dhe u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg.