Kronikë

Shqiptari kapet në “shtëpi bari” në Angli: Më duheshin para, kam djalin të sëmurë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 28/09/22 |
Opi Nion

Policia britanike ka zbuluar një shtëpi bari ku gjendeshin bimë kanabisi duke u rritur, çmimi i të cilave shkonte deri në dhjetëra mijëra paund.

Sipas mediave britanike oficerët e patrullës arritën të zbulonin banesën në Derby nga era e veçantë e drogës së klasit B.  Sakaq, autoritetet arrestuan një shqiptar që kujdesej për bimët.

Martin Ndoci, kishte paguar për të ardhur në Britaninë e Madhe me kamion dhe ishte përfshirë në trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike. Ai ka deklaruar para gjykatës se i duheshin  para për t’i dërguar në Shqipëri për të paguar kujdesin mjekësor për djalin e tij të sëmurë.

Ai është dënuar me gjashtë muaj burg ndërsa gjatë seancës gjyqtari Shaun Smith tha: “Zoti Ndoci, ju ishit kopshtari i një ferme kanabisi në një banesë. Ishte një strukturë mjaft profesionale dhe ishte në gjendje të prodhonte sasi të konsiderueshme kanabisi”.

Prokurorja Sarah Slater tha se policia ishte në patrullë në dyqanet në Shardloë Road, Alvaston, më 13 qershor të këtij viti. “Ata mund të ndjenin erën e kanabisit në një zonë tregtare dhe e ngushtuan zonën e verifikimit në një bllok banesash dhe më pas në një banesë të veçantë ku gjetën të pandehurin brenda”-u shpreh ajo.

“Pesë dhoma po përdoreshin për rritjen e kanabisit dhe në total u gjetën pak më pak se 200 bimë. Ishte një rendiment i aftë për përdorim komercial dhe ishte një strukturë mjaft profesionale.”

Pas