Një i ri shqiptar është arrestuar nga Policia italiane pasi kishte kanosur një djalë për shkak se i kishte ngacmuar bashkëshorten, e cila punon si barsite në një lokal në Forli.
21-vjeçari shqiptar pasi ndoqi me makinë italianin 20 vjeç, i cili me sa duket i kishte ngacmuar gruan, e bllokoi me makinë.
Shqiptari doli nga automjeti me një pistoletë në dorë të cilën ia drejtoi në fytyrë: “Mos e shqetëso më bashkëshorten time”.
Fillimisht, italiani nuk ka bërë denoncim. Por një ngjarje e tillë është përsëritur dhe pas një muaji. Pas denoncimit, policia ndaloi shqiptarin ku në automjet i gjeti dhe armën, të cilën e kishte fshehur poshtë sediljes. Pistoleta ishte e modeleve nga ato që përdor policia dhe në krehër kishte katër fishekë.