Aktualitet

Shqiptari i UEFA-s i “padëshiruar” në profilin e Ramës, ja apeli që i bën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 20/06/16 |
b.f

Ai ka mbiemrin e një prej ministreve të kabinetit Rama por kjo nuk do të thotë asgjë për një shpirt të lirë si Daniel Nikolla.

I riu i cili fitoi zemrat e mbarë shqiptarëve me videon e xhiruar nga UEFA për emocionet e ndeshjes së parë të Shqipërisë në europian përballë Zvicrës, duket se ka qenë një zë mjaft kritik i kryeministrit Edi Rama. Kjo lihet të kuptohet nga fakti që Danieli është i “bllokuar” në profilim zyrtar të kreut të qëverisë në Facebook.

Ai nuk ka të drejtë të komentojë apo të bëjë cfarëdo veprimi tjetër pasi kjo i është ndaluar nga stafi që menaxhon faqen e shefit të mazhorancës.

Mesa duket në profilin e kryeministrit Danieli ka shprehur mendime që nuk i kanë pëlqyer aspak Ramës, e ndaj dhe i ka bërë “ban”. Daniel Nikolla e ka bërë vetë të ditur në Facebook faktin që s’ka akses në profilin e kryeministrit. Duke bërë ironi ai thotë t’i heqin “ban”, të paktën për t’i bërë “like” videos që UEFA bëri për Danielin si tifoz i flaktë i kuqëzinjve, dhe që kreu i qeverisë e kishte shpërndarë në profilin e tij.

Ai ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe për situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe zhgënjimin e qytetarëve.

“I thoni Kryeministrit te me heqe BAN nga profili tij, sepse as videon time qe ka postuar nuk e bej dot like ëink emoticon. Levizje e zgjuar PR e kryeministrit! Gjithesecili ta shohe; te lexoje komentet dhe te reflektoj mbi realitetin e poshter te Shqiperise qe prish cdo enderr dhe po shkon keq e me keq. Jam ndjere krenar e i privilegjuar nga komentet, mesazhet, vemendja e gjithcka kudo – I lutem gjithe secilit te reflektoje mbi mundesite qe kemi, potencialin qe kemi dhe sa perpara mund te ecim nese politikanet qe drejtojne vendin … me te vertete e duan vendin te Rilindur, si nga PS, PD, LSI e te tjera!

Cmon eaglesss!!!!”, shkruan Daniel Nikolla

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas