Mund të duket absurde, por ka edhe nga ata që preferojnë më mirë burgun sesa qëndrimin me gruan në shtëpi.
Bëhet fjalë për shqiptarin Durim Bahja, 37 – vjeç, i cili prej kohësh vuante masën arrest shtëpie.
Ai u detyrua ta thyejë këtë masë, vetëm e vetëm që të qëndronte larg gruas së tij.
Ky lajm u bë publik nga mediat italiane, të cilat e cilësuan si një rast tepër të pazakontë.
Bahja ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari ka telefonuar agjentët e policisë dhe u ka thënë se ka thyer arrestin shtëpiak.
Bahja ka pohuar para policisë se e ka bërë qëllimisht këtë veprim, pasi sipas tij ishte më mirë të qëndronte në burg sesa me bashkëshorten.
Megjithatë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe e ka rikthyer në banesë, pranë gruas.
Mbetet e paqartë përse Bahja nuk dëshiron të jetojë më me bashkëshorten dhe përse ka zgjedhur këtë mënyrë për të qëndruar larg saj dhe jo atë të divorcit./tvklan.al