Një shqiptar 50 vjeçar me inicialet A.A, i burgosur në burgun Rebibbias në Itali është gjetur i vetëvarur në qeli.
Lajmin e raportojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë për një të burgosur që ishte cilësuar si model, pasi nuk
kishte sjellë asnjëherë probleme me sjelljen e tij.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur pak pasi shqiptari kishte takuar të afërmit. Mësohet se ai kishte pasur një sinjal të një paqëndrueshmërie mendore e për këtë arsye, pak ditë përpara ngjarjes. Ai kishte lënë edhe punën që bënte brenda burgut.
Mediat shkruajnë se shqiptari punonte në një impiant për përpunimin e kafesë.
Stafi i burgut, por edhe administrata, edhe pse ndërhyri menjëherë, nuk mundi për fat të keq, të shmangte
fundin tragjik të shqiptarit.
Momentin e ngjarjes ka qenë vetëm në qeli.