Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë. Sipas mediave greke, shqiptari është ekzekutuar mesnatën e djeshme.
Autoritetet helene shprehen se 33-vjeçari kishte marrë plagë të rënda në shpinë, ndërsa u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit.
Ai u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit. Po ashtu, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.