Një tjetër incident dhune në familje ka ndodhur në Heraklion të Kretës, këtë herë me protagonist një 44-vjeçar nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, 44-vjeçari fillimisht ka goditur njërën nga dy vajzat e tij dhe më pas, kur gruaja e tij dhe vajza tjetër kanë tentuar të ndërhyjnë, ai i ka goditur edhe ato.
Pas ngjarjes është bërë denoncimi në polici dhe autori është arrestuar. Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i tij, ndërsa vajzat dhe gruaja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.