Një incident ka ndodhur në një diskotekë në Firence të Italisë ku një shqiptar së bashku me një maroken kanë terrorizuar personat e ndodhur aty teksa me thika nëpër duar thërrisnin “Allahu Akbar”. Roja i diskotekës ka ndërhyrë menjëherë dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Të vetmet dëme kanë ndodhur jashtë diskotekës ku janë shkatërruar disa makina.
Shqiptari 31-vjeçar dhe marokeni janë arrestuar nga policia bëjnë me dije mediat italiane. Ne kohen qe situata u duk sikur u qetësua shqiptari dhe marokeni u kthyen serish, me te njëjtën thirrje. Roja i diskotekës ka thëne se marokeni i vuri atij thikën ne fyt dhe e shtriu përtokë, për fat pa i shkaktuar plage.
Nga përleshja edhe shqiptari dhe marokeni kanë pësuar plage dhe janë nisur ne spital ku i ndaloi edhe policia. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.