Zëvendësimi i librezës shëndetësore me kartën e shëndetit ka krijuar rradhë në sportelet pranë poliklinikave.
Sportelet që prej 3 janarit punojnë me orar të zgjatura për t’u shërbyer edhe atyre qytetarëve që nuk kanë mundësi të shkëputen gjatë paradites.
Në disa poliklinika fluksi ka ardhur në rënie. E megjithatë qytetarët ankohen për vonesat në proçedura.
Për të shmangur fluksin në sportele fondi i detyryeshem i sigurimeve shëndetësore ka shtyrë afatin e daljes nga përdorimi të librezës shëndetësore deri në muajin prill. /Tv Klan/