Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta nga pandemia e Covid-19

2022/04/27 at 12:18 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi dhe Omicron në qarkullim intensiv në vend

Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.

Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Europës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Europën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet.

Të dhënat e mëparshme të Eurostat dhe institucioneve statistikore rajonale kanë treguar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë tre shtetet që kishin rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë gjatë pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK (Agjencisë së Statistikave të Kosovës), në Kosovë, vdekshmëria kumulative shtesë për periudhën mars 2020-shtator 2021 në krahasim me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019 ishte +43.4%.

Për Maqedoninë e Veriut, rritja e fataliteteve për të njëjtën periudhë është +42.6%, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës së Maqedonisë, të përpunuara nga Monitor.

Të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitetet shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë.

Kosova, M. Veriut dhe Shqipëria me rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë në Europë nga fillimi i pandemisë deri në shtator 2021

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.4 vjet. Kjo shifër ishte 5.7 vjet më e lartë për gratë (83.2 vjet) sesa për burrat (77.5 vjet). Në fakt, jetëgjatësia e femrave ishte më e lartë se jetëgjatësia e meshkujve në çdo rajon me të dhëna të disponueshme.

Krahasuar me vitin 2019, jetëgjatësia në lindje pësoi një rënie (-0,9 vjet). Meshkujt përjetuan një rënie më të madhe të jetëgjatësisë (-1.0 vjet) sesa gratë (-0.8 vjet). Megjithatë, kjo ulje e jetëgjatësisë në lindje lidhet me rritjen e papritur të vdekshmërisë në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, sipas Eurostat.

Në vitin 2020, rajonet në BE me nivelet më të larta të jetëgjatësisë në lindje ishin në Francë, Spanjë, Itali dhe Greqi. Rajoni i BE-së me jetëgjatësinë më të lartë në lindje ishte ishulli francez i Korsikës (84,0), i ndjekur nga Ishujt Balearik në Spanjë (83,9) dhe rajoni i Epirit në Greqi (83,8). Nga ana tjetër, rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje ishin të gjitha në Bullgari: Veri-Perëndim (72.1), Veri-Qendror (72.8) dhe Bullgaria Veriore dhe Juglindore (72.9).

Ishulli francez i Korsikës kishte jetëgjatësinë më të lartë të femrave (87.0 vjet), i ndjekur nga rajoni spanjoll i Galicia (86.7). Dy rajone franceze (Loire dhe Midi-Pyrénées), Ishujt Åland në Finlandë dhe rajoni i Epirit në Greqi shënuan të njëjtën jetëgjatësi të femrave; 86.4 vjet. Nivelet më të larta të jetëgjatësisë së meshkujve në lindje u regjistruan në rajonin e Epirit në Greqi, rajonin e Umbrias në Italinë qendrore dhe Ishujt Balearik në Spanjë (të gjithë 81.4)./Monitor

Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
“Atëherë merresha me politikë, isha i shëmtuar”,Blushi tregon bisedën me piktorin

"Atëherë merresha me politikë, isha i shëmtuar",Blushi tregon bisedën me piktorin

Mbyllja e sporteleve, Rama: Nuk do të ikë njeri nga puna, do merren me…

Mbyllja e sporteleve, Rama: Nuk do të ikë njeri nga puna, do merren me...

Rama: S’ka më certifikata letër, Ministria e Brendshme të marrë printerat

Rama: S’ka më certifikata letër, Ministria e Brendshme të marrë printerat

TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com