Aktualitet

“Shqiptarët zënë një të tretën e azilkërkuesve”, Sunak përmend ligjin e rreptë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 13/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë fjalës së tij në Parlament theksoi se qeveria britanike duhet të marrë masa për emigrantët e jashtëligjshëm, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.

Sipas Sunak një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, por ai thotë se Shqipëria është një vend i sigurt dhe i begatë.

Më tej kryeministri britanik thekson se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne por do të marrin azil vetëm nëse kanë prova për ketë.

“Pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria. Njerëzit e ardhur duhet të kthen mbrapsht. Të gjithë shqiptarët e mbetur të largohen shpejt”, u shpreh ai, raporton “The Guardian”.

Sunak nënvizoi se në fillim të vitit të ri do të nxjerrë ligj për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil në Britani.

Ndërkohë, kryeministri britanik shprehet se qeveria e tij është gjithashtu e përkushtuar që të nisë fluturimet për në Ruanda, për të dërguar azilkërkuesit atje (sipas planit të shpallur kur Boris Johnson ishte kryeministër).

Pas