Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqiptarët sot më të varfër”, Kryemadhi: Më 25 prill votoni ndryshimin

2021/01/15 at 10:25 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqiptarët sot më të varfër”, Kryemadhi: Më 25 prill votoni ndryshimin

Mëngjesin e kësaj të premteje kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët në njësinë numër 4 në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me përgjegjësit e saj ndaj ndihmës së qytetarëve pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 si dhe për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetarja e LSI tha se është është e rëndësishme shqiptarët më 25 prill të shkojnë drejt kutive votimit për të votuar ndryshimin.

 “Në të gjithë Tiranën ne kemi konstatuar problematika pa fund, sepse nuk është vetëm çështja e punësimit të të rinjve, por është edhe çështja e administrimit, sepse në një farë mënyre sot njerëzit e kanë problemin të përditshëm.

Tirana ka një listë të gjatë problematikash. Pas këtij takimi unë do të nisem për në Elbasan, por kudo që të shkosh është e njëjta situata, sepse që na veriu deri në jug, lindje e perëndim, arroganca dhe arbitrariteti që kanë strukturat e shtetit, qofshin këto qendrore dhe vendore  ka kaluar çdo limit.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është që shteti është mbrojtësi i qytetarit, nuk është kamxhiku dhe dhunuesi i qytetarëve. Beteja nuk është midis shtetit dhe qytetarëve, beteja është midis të paligjshmes dhe shtetit dhe qytetarët janë ata që kanë ndërtuar shtetin dhe me paratë, me taksat e tyre shteti mbahet. Në fakt kjo arrogancë e shtetit ndaj qytetarëve rëndon tashmë.

Ne duhet të orientojmë qytetarët që ato të kenë vetëbesim për të vepruar dhe për të krijuar hapësirat edhe për të qenë të aftë për të kërkuar dokumentet, me çfarë autorizimi vjen, me çfarë dokumenti vjen, sepse që të hysh në shtëpinë e një banori duhet të kesh një vendim gjykate.

Ne kemi një këshill bashkiak që është ilegjitim për shkak të një procesi i cili është vendim partie, pasi ka qenë votim partie, dhe jo votim qytetarësh edhe pse ne kemi përgjegjësitë tona si opozitë për krijimin e kësaj situate, por kjo na rrit më shumë përgjegjësinë që më 25 prill ne të trokasim në çdo derë, të flasim me çdo qytetar sepse 100 ditë na ndajnë nga 25 prilli.

10 minuta në ditë secili nga në t’ia kushtojnë një miku, një shoku është një nga gjërat kryesore. Shqiptarët sot i kanë taksat më të larta, shqiptarët sot janë më të varfër, shqiptarët sot janë papunë, shqiptarëve sot u kanë ikur fëmijët, shqiptarët sot janë më të pasigurt, shqiptarët duan një ndryshim dhe ky ndryshim vjen me votën e 25 prillit. Ne me votë duhet tu japim forcën njerëzve që na sjellin ndryshimin.

Dhe grabitja e pronës është një tjetër problem. Krizat i janë shtuar Shqipërisë, pasi kishim tërmetin, pandeminë dhe nuk kemi parë asnjë përgjegjësi të një strukture shtetërore për ta bërë më të lehtë problematikat e njerëzve, por përkundrazi ua kanë shtuar.

Ndaj unë do tu lutesha secilit nga ju që çdo ditë nga 10 minuta të bëjë për vete një mik, një shok, një shoqe për ta bindur që më 25 prill të shkojë në kutinë e votimit. Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për ta shpërndarë dhe për ta çuar shtëpi më shtëpi”,- tha Kryemadhi./ Opinion.al

Etiketa: 25 prillMonika Kryemadhitiranezgjedhjet

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
“Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës mund të kthehet në problem global”

"Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës mund të kthehet në problem global"

Arrestohet 32 vjeçari në Tiranë, qarkullonte me drogë në makinë

21 kg drogë në çanta, pranga 2 shqiptarëve në kufirin e gjelbër me Greqinë

Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen ”184” në Dibër

Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen ”184” në Dibër

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com