Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe grekë që trafikonte lëndë narkotike në ishullin grek, në Kefalonia.
Grupi kriminal trafikonte prej kohësh kokainë dhe kanabis në Kefalonia, ndërsa të përfshirë janë edhe 17 persona të tjerë.
Policia greke sekuestroi gjatë aksionit 9460 Euro, kokainë, kanabis, një makinë dhe 12 celularë. Hetimi i autoriteteve vazhdon për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë.