Një shqiptar ka goditur me sëpatë në kokë një bashkëatdhetar të tij, në Sampierdarena në Itali. Policia e ka karakterizuar ngjarjen si tentativë për vrasje, ku fatmirësisht shqiptari arriti të shpëtonte pavarësisht plagëve të rënda të marra në kokë.
Sipas mediave italiane, motiv i ngjarjes besohet të kenë qenë konfliktet e vjetra mes tyre. Ngjarja ndodhi kur të dy dolën nga një lokal nate rreth 02:30, dhe sherri degradoi deri sa njëri prej tyre e qëlloi me sëpatën që mbante në makinë. Shqiptari u largua menjëherë pas ngjarjes. Ai është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.