Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët, seksi dhe politika!

2017/06/04 at 9:06 PM
në -Jetë dhe Stil, Komente, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët, seksi dhe politika!

Nga Gerta ZAIMAJ


Seksi dhe politika; për ne që vijmë nga gazetaria e dimë mirë se këto janë dy fushat që shesin, në kuptimin e tërheqjes së audiencës, të paktën kështu kemi mësuar në Shkrim dhe Raportim Lajmi. Por kjo varet gjithmonë edhe nga vendi ku ndodhemi, në vendet ku janë thyer të gjitha tabut e seksit dhe për këtë temë flitet hapur nuk kanë interes aq të madh lajmet që publikohet mbi këtë temë. Po ashtu edhe politika, në vendet me demokraci të zhvilluar e të përparuar qytetarët nuk duan t’ja dinë për politikën e jo më të jenë militant apo tifozë të flaktë të saj. Ata interesohen për politikën në kohë zgjedhjesh e sidomos kur ka ndonjë ngjarje me rendësi e që do të ndikojë drejpërdrejtë në jetën e tyre.

Por shqiptarët, në të dyja këto raste nuk ‘ngopen’ kur bëhet fjalë për këto lloje informacionesh, në çdo kohë, dimër e verë, të ngrënë e të pa ngrënë, natë e ditë duan të dinë çfarë u ndodh liderve të tyre politikë, ore edhe sikur një gjemb t’ju hyjë në këmbë.

Një tendencë që është për t’u habitur kam vënë re gjatë një monitorimi të shpejtë në pultin e webit opinion.al, ku dominojnë fuqishëm në klikime lajmet për politikën dhe seksin edhe pse këto të fundit janë shumë të pakta në numër. Thuajse çdo lajm apo material që vjen nga politika, akuzat, sharrjet, batutat, fjalime, thashetheme, pazare e takime kryesojnë për disa orë lajmet më të lexuara.

Po ashtu lajmet me përmbajtje seksuale, eros, janë në on top, pastaj çdo gjë tjetër kalon shpejtë. E çuditshme është, ankohen tërë kohës, por nuk do t’ja dijë njeri për ekonominë e këtij vendi, për kulturën e socialen jo e jo. Si ka mundësi që kur hedh lajme për ekonomin ato nuk klikohen? Këtu më vjen një pyetje tjetër për kanali e vetem të profilizuar për informacionet mbi ekonomin TV SCAN, a ka ndonjë njeri që e ka kthyer telekomandën ndonjëherë atje??

Ama një gjë është e sigurt, që 17 për 18 maj, kur Rama-Basha u takuan për marrëveshjen e famshme, kanë lënë shumë njerëz pa gjumë. Përveç disa dhjetra bisedave që dëgjova ditën tjetër, ku tregonin për orët e pritjes, në lokale e në shtëpi, të bërë grup apo vetëm, të njëjtën gjë e dëshmoi edhe matja e audiencës në kohë reale në webin informativ opinion.al.

Teksa ATA të relaksuar, ndoshta edhe mes batutave, bisedimeve të gjata arritën të dakortësohen, nga ana tjetër të “luanin” dhe t’ja u shtonin më shumë ankthin shqiptarëve, në një bisedë tek për tek, për mbi 4 orë të shoqëruar me kafe e pije. Shqiptarëve po ju ‘plaste zemra’ nëse do të dilte tym i bardhë derisa më në fund i panë bashkë. 

Këtë tregoi edhe pulti i opinion.al që ishte dhe webi i pare që u komunikoi njerëzve lajmin e arritjes së marrëveshjes, pulti ishte lartë në numër lexuesish, ku mbi 80% e tyre ishin pikërisht në atë lajm, sikur të ishte ora dy e drekës dhe jo dy e natës. Ja pra që shqiptarët i lë edhe pa gjumë politika, nuk lodhen jo nga politika, sa më shumë t’u ‘hedhësh’, aq më shumë e duan.

Nga ana tjetër temat errotike janë gjithmonë të klikuara, sa kur s’ka ngjarje nga politika ato janë mbështetja kryesore e pultit. Vetëm pak ditë me parë u publikua një material: “Vendet më të çmendura ku të gjithë duhet të bëni njëher seks”, si asnjëherë, ka qenë një nga lajmet që ka ndenjur për më shumë se 3 dite me radhë, në rradhën e lajmeve më të lexuar në kohë reale edhe pse ishin hedhur një sërë lajmesh me rëndësi nga aktualiteti.

Por një tjetër fenomen i çuditshëm vihet re kur publikohen materiale mbi seksin, ka me dhjetra, ndonjëherë edhe qindra komente që shajne drejtuesit e portalit, apo edhe gazetarët për publikimin e tyre, ndërkohë që pikërisht në atë lajm është trafiku më i madh i klikimeve. Sa më provokuese të jete skena në foton e lajmit, aq me shumë të shara merr portali, por shumë më shumë klikime merr ai lajm.
Eshtë tepër interesante; mezi e kanë pritur një lajm të tille, e lexojnë, ndoshta edhe disa herë e në fund, për të treguar ku di unë se çfarë, lëshojnë sharrje dhe akuza në drejtim të portalit. E çuditshme, e kritikojnë ate që duan me shumë, por nuk e kuptojnë që në këtë rast faji nuk u takon portaleve, por atyre (audiencave), sepse janë pikërisht ato që orjentojnë drejtë informacioneve të tilla. /opinion.al

Etiketa: Gerta Zaimaj


Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
“Illyrian Elite” shfaqen në stadiumin e Luksemburgut, ja mesazhi për Federatën

"Illyrian Elite" shfaqen në stadiumin e Luksemburgut, ja mesazhi për Federatën

Video-“Ka një mesazh për ty”/ Surpriza që Landi i ” WSF” i bën fanses me sindromën down

Video-"Ka një mesazh për ty"/ Surpriza që Landi i " WSF" i bën fanses me sindromën down

Kryeministri e quajti LSI-në parazitare, Mehmetaj nuk “fal ” Ramën kur flitet për arsimin

Kryeministri e quajti LSI-në parazitare, Mehmetaj nuk "fal " Ramën kur flitet për arsimin
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com