Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqiptarët përdorin telefona në burgjet britanike, organizojnë festa”

2019/09/02 at 10:47 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Shqiptarët përdorin telefona në burgjet britanike, organizojnë festa”

“Daily Mail”, agjensia britanike e lajmeve i ka kushtuar vëmendje shqiptarëve të dënuar në burgjet angleze. Në shkrimin e publikuar nga media britanike thuhet se shqiptarët e dënuar përdorin lirshëm celularë brenda qelive dhe komunikojnë me botën jashtë hekurave, si të ishin në liri.


Kjo media i ka cilësuar ata si “zotërit e krimit”, ndërsa shton se shqiptarët e dënuar po tallen me qeverinë britanike.

“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje”.

Në këtë shkrim thuhet gjithashtu se shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në burgjet angleze, përveçse përdorin telefona, bëjnë edhe festa të çmendura. Sipas këtij shkrimi, të dënuarit komunikojnë lirdhëm me miqtë e tyre të cilët ndodhen jashtë.

Një investigim i Daily Mail identifikoi se të paktën shtatë të burgosur që përdorin celularë dhe janë aktiv në media sociale”.

Sipas medias britanike thotë se ndër personat e identifikuar që e bëjnë këtë gjë, “është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një bande që trafikonte kokainë dhe kanabis. Ai përdor telefon në burg, duke postuar video live në “Facebook”. Postimet e tija shihen deri nga 70,000 njerëz”.

Nga kontrollet e bëra nga Daily Mail shqiptari i dënuar teksa bënte video shkruante “Zjarr në qeli”.

“Në video ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur”, thuhet në shkrim, e cila nënvizon se këto festa janë çdo të shtunë në burg.

Pasi Daily Mail publikoi investigimin, Ministria e Drejtësisë, tha se llogaritë e medieve sociale të përdorura nga shtatë të burgosurit ishin të mbyllura. Telefonat u konfiskuan dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime.

Kush është Ndriçim Musaj?

Ndriçim Musaj ra në pranga të autoriteteve britanike në vitin 2016, pasi policia i sekuestroi armë dhe drogë me një vlerë prej 6.4 milion paund.  Ai është dënuar me nëntë vite burg, por kjo nuk e ka penguar atë që të shkëpus marrëdhëniet me botën jashtë, pasi muajin e kaluar ai postoi një foto në  “Facebook” ku shkruante “ndjehem mirë”, së bashku me një emoji të një fytyre të buzëqeshur.

Trafikanti i kokainës Ndriçim Musaj u burgos për nëntë vjet në gusht të 2016, pasi oficerët i sekuestruan një mitraloz dhe drogë me një vlerë prej 6.4 milion paund. Por muajin e kaluar ai postoi një fotografi të vetes në faqen e tij në Facebook të ulur në një stol në kopshtin e burgut me titullin ‘Ndjehem mirë’, ’së bashku me një emoji të një fytyre të buzëqeshur.

Shkrimi i plotë i  “Daily Mail”

Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund pwr tw rritur sigurinë nw burgje. Ata përdorin celularë dhe bëjnë festa të çmendura në qelitë ku vuajnë dënimin. Të tjerët po kontaktojnë hapur me bashkëpunëtorët që ndodhen jashtë.

Një hetim i Daily Mail identifikoi se të paktën shtatë të burgosur që përdorin celularë dhe janë aktiv në media sociale.

Në listën e personave të identifikuar është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një grupi kriminal, në trafikun e kokainës dhe kanabisit.

Ai përdor telefon në burg, duke postuar video të drejtpërdrejta në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga  70,000 njerëz.

Në një postim ai shkruan “Zjarr në qeli”, të cilën e ka publikuar javën e kaluar. Në video ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur. Gjithashtu ata shkruajnë se çdo të shtunë kanë festa si kjo në burg.

Një i dënuar me 9 vjet burg për drogë dhe që ishte anëtari i një bande famëkeqe, ka thënë për një reporter se ai ka paguar 1500 paund për të marrë telefonin në burg

Një tjetër gangster në burgun e Kategorisë C ka përdorur telefonin e tij për të kontaktuar një tjetër kriminel përmes medieve sociale.

Ndërkohë, kreu i një bande të rrezikshme, i dënuar me 6 vjet burg pasi tentoi t’i ikte policisë me makinën që po transportonte drogë, me një vlerë prej 1 milion paundësh. Ai postoi një foto të vetes së tij, duke shijuar një vakt të shijshëm në ditën e Bajramit, festës myslimane.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson investoi 100 milion paund, për të ndalur përdorimin e celularëve në burg, apo substancave që  nxisin krimin dhe çrregullimin . Ministri i burgjeve, Lucy Frazer, tha javën e kaluar se problemi i celularëve ishte ‘përmirësuar’ për shkak të qëndrimeve të ashpra që janë marrë nga qeveria.

Por Daily Mail ka identifikuar dhjetëra foto dhe video të postuara nga kriminelët famëkeq , që përdorin telefona në burg. Disa të burgosur i përdorin ata për të postuar veten, teksa janë  duke parë futboll në TV dhe duke folur me të afërmit e miqtë.

Pasi Daily Mail ka publikuar investigimin, Ministria e Drejtësisë, tha se llogaritë e medieve sociale të përdorura nga shtatë të burgosurit ishin të mbyllura. Telefonat u konfiskuan dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime që pritet të përfshijnë kohën shtesë pas hekurave. Një faqe në Facebook, “The Best”, i drejtuar nga shqiptarët në burg ka më shumë se 70,000 ndjekës.

Trafikanti i kokainës Ndriçim Musaj u burgos për nëntë vjet në gusht të 2016, pasi oficerët i sekuestruan një mitraloz dhe drogë me një vlerë prej 6.4 milion paund. Por muajin e kaluar ai postoi një fotografi të vetes në faqen e tij në Facebook të ulur në një stol në kopshtin e burgut me titullin ‘Ndjehem mirë’, ’së bashku me një emoji të një fytyre të buzëqeshur.

Ai i tha një reporteri nga Facebook se ishte ‘në burg’ dhe madje me krenari i dërgoi një shkrim gazete për dënimin e tij për trafikun e drogës. I pyetur se sa kushtoi të futej një telefon në burg, ai tha: ‘1.500 paund’.

Një tjetër i burgosur duke postuar video në grupin ‘The Best’ në Facebook  foli për ndjekësit edhe për markat e telefonave që ka përdorur. Ai tha: ‘Unë kam përdorur Samsung dhe iPhone por mendoj se Sony është më i mire’.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: ‘Kjo sjellje nuk do të tolerohet kurrë dhe personat e përfshirë në shkelje të tilla do të ndëshkohen. Qeveria është e vendosur të rindërtojë besimin në sistemin e drejtësisë./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Ilir Meta: Qëllimi i PL-së, të çlirojë administratën nga korrupsioni
Aktualitet

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia

28 Tetor, 2025 2:57 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime
Bota

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

28 Tetor, 2025 1:53 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

28 Tetor, 2025 1:12 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shpërthim tritoli në një makinë në Shkodër, plagoset një person

28 Tetor, 2025 12:16 pm
Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
Kronikë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28 Tetor, 2025 10:00 am
Para
Modelja çmendurisht e dashuruar me partneren: S’kam turp për ato që ndjej

Modelja çmendurisht e dashuruar me partneren: S'kam turp për ato që ndjej

Video/ Këngëtarja humb jetën në skenë nga shpërthimi i fishekzjarrëve

Video/ Këngëtarja humb jetën në skenë nga shpërthimi i fishekzjarrëve

KLP miraton vendimin: Sa do jetë buxheti për tre vite

KLP miraton vendimin: Sa do jetë buxheti për tre vite
















TE FUNDIT

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia

Ilir Meta: Qëllimi i PL-së, të çlirojë administratën nga korrupsioni
28 Tetor, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit se SPAK ka dorëzuar prova të reja në lidhje...

Lexo më shumë

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
28 Tetor, 2025

Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh i gatshëm për t’u ulur me Edi Ramën e për të prekur ligjin themeltar...

Lexo më shumë

Vrasje me thikë në Durrës

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë. Raportohet se një person ka...

Lexo më shumë

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime
28 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij ka nevojë për ndihmë financiare të Evropës për të vazhduar luftën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com