Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar se së fundi qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë edhe në Tajvan pa viza.
Së bashku me Tajlandën bëhen 99 shtete që nuk kërkojnë vizë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shkroi se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkroi ai.
Hasani thotë se MEPJ do vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare.