Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët nuk kanë besim te leku

2017/05/21 at 4:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët nuk kanë besim te leku

Tendencën e kursimtarëve shqiptarë për t’u mbështetur në monedha të huaja dhe një lloj mosbesimi për atë shqiptare, ekspertët e lidhin me historinë, ku ngjarje të caktuara kanë qenë një lloj treguesi për besueshmërinë dhe prirjen e sjelljes ndaj lekut. Goditjen e parë për monedhën vendase, shqiptarët e morën në fillimet e emetimit të saj, në kohën e Zogut, kur në vitin 1926, ai mblodhi arin në këmbim të sasive të mëdha të kartëmonedhave. (Me rikrijimin e Bankës Kombëtare të Shtetit Shqiptar në vitin 1925, një vit më pas, u bë e mundur edhe futja në qarkullim e lekut dhe u emetua kartëmonedha shqiptare në lekë dhe franga ar në sistemin: 5 lekë = 1 frang dhe 20 franga = me monedhën e artë ndërkombëtare, që në shqip, njihet si: napoloni flori). Këto kartëmonedha, më pas u zhvlerësuan ndjeshëm, duke bërë që kursimtarët të mbeteshin me një tufë parash të pavlera në duar, çka bëri që të humbnin besimin te kartëmonedhat vendase.


 

Psikologjia e këtij veprimi u rrënjos thellë në mentalitetin e shqiptarëve të asaj kohe dhe ndikoi dhe në sjelljen e tyre të mëvonshme.

Pas vitit 1944, shqiptarët do të merrnin dhe një tjetër goditje, teksa shumë panë që monedhat e tyre të fshehura të floririt u morën nga regjimi komunist dhe ata u detyruan të bashkëjetonin me lekun shqiptar. Ky i fundit, që në emetimin e parë të monedhës kombëtare shqiptare në vitin 1926, kishte një raport: 1 frang = 5 lekë . Ky kurs këmbimi mbeti i pandryshuar deri në vitin 1990. Nga viti 1945 e deri në vitin 1990, kushdo që ka çuar franga ari dhe argjendi për t’i këmbyer në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, në këmbim të një frange monedhë, merrte 5 lekë të reja, duke i zhvlerësuar kështu indirekt monedhat e floririt. Pikërisht në këtë periudhë filloi dhe një dashuri e re e shqiptarëve ndaj Dollarit Amerikan, monedhës që shihej si simbol i jetës së lakmuar dhe të ëndërruar (por rreptësisht të ndaluar) perëndimore. Në atë kohë, një dollar kishte një kurs fiks këmbimi prej 7 lekësh të reja.

 

Pas viteve 1990, kur kursi i këmbimit u la i lirë dhe inflacioni u rrit me hapa galopantë, dollari fitoi vendin e dëshiruar fshehurazi në kohën e komunizmit. Monedha amerikane që pas viteve ‘90 ishte pika e fortë mbështetëse për shumë shqiptarë. Pagat më të preferuara ishin ato që jepeshin në dollarë, sidomos në organizatat ndërkombëtare; kursimet preferoheshin të mbaheshin në këtë monedhë, që perceptohej si e fortë; shtëpitë, tokat, makinat shiteshin në këtë monedhë; kredia ishte e preferuar po në dollarë. Kjo “mani” e shqiptarëve për monedhën amerikane shpjegohej nga ekspertët me varësinë që ata kishin pasur dikur te floriri dhe besimin e paktë te monedha vendase (që po zhvlerësohej me shpejtësi), ku efekti psikologjik i floririt pas viteve ‘90 ishte transferuar te dollari.

 

Por, që prej vitit 2002, shumë individë panë kursimet e tyre në dollarë të zhvlerësoheshin, si rrjedhojë e nënçmimit të dollarit; pagat që po uleshin në vlerë reale, ndonëse vazhdonin të merrnin të njëjtën sasi në vlerë; të shisje një pasuri në dollarë nuk fitoje më si më parë. Për një dollar, nga 143 lekë që merrje mesatarisht në vitin 2001, në vitin 2005 mund të merrje vetëm 99 lekë, një zhvlerësim prej gati 30% dhe aktualisht ai luhatet rreth 100-110 lekëve.

 

Në mënyrë të natyrshme, shqiptarët e braktisën “floririn” amerikan, për t’u mbështetur te një monedhë tjetër e re dhe e fortë, ajo europiane. Më shumë sesa afërsia gjeografike ishte intuita prej tregtari, ajo që i udhëhoqi shqiptarët drejt euros, që prej vitesh tashmë është më e fortë se dollari. Që nga viti 2003, makinat, shtëpitë, tokat filluan të shiteshin në euro; kursimet gradualisht u zhvendosën drejt monedhës europiane, edhe pagat më të preferuara po ashtu, kredia filloi të merrej në euro, duke e bërë atë edhe sot monedhën dominuese në transaksionet e mëdha./Revista Monitor



Ju sugjerojmë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…
Kronikë

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…

11 Nëntor, 2025 2:07 pm
Para
Arrestimi/ Si i trukonte shqiptari në Itali, ndeshjet e ekipit të tij

Arrestimi/ Si i trukonte shqiptari në Itali, ndeshjet e ekipit të tij

Shokon ish-kryetari i bashkisë Vlorë: Skënderbeu do rrëzohet nga Kategoria

Shokon ish-kryetari i bashkisë Vlorë: Skënderbeu do rrëzohet nga Kategoria

Video/Rrengu që për pak u kthye në tragjedi, reagimi i vajzës kur gjen të dashurin në shtrat me motrën

Video/Rrengu që për pak u kthye në tragjedi, reagimi i vajzës kur gjen të dashurin në shtrat me motrën
















TE FUNDIT

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
11 Nëntor, 2025

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vazhdon dhe në qendër të mosmarrëveshjes, edhe një...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, kush është viktima

Atentati në Rinas, kush është viktima
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar në një antenat mafioz pasditen e sotme pranë aeroportit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com