Te Fundit

Shqiptarët nuk i tremben sallamit,vazhdojne ta konsumojnë akoma atë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 31/10/15 |
b.f

Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) konfirmon se mishi i kuq i përpunuar shkakton kancerin. Sic raportohet, vetëm 50 gramë mish i përpunuar në ditë shton me 18 % rrezikun për kancerin e zorrës.
Për të dalë në këtë përfundim, OBSH është mbështetur në zbulimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimeve mbi Kancerin, e cila e rendit mishin e përpunuar si : sallamin, salçiçet, proshutat në të njejtën kategori si duhani dhe alkooli, që sipas tyre shkaktojnë kancerin.
Rreziku rritet, me shtimin e sasisë së konsumuar. Elementët që i shtohen mishit, konservantët apo kripa si dhe menyra e gatimit janë ato që mund të rrisin rrezikun e kancerit. Duke iu referuar shifrave, 34 mijë vdekje çdo vit i atribuohen dietave me konsum të mishit të përpunuar.
Kur flitet për rrezikun e mishit të kuq ose produktet që dalin nga perpunimi i tyre shqiptarët nuk janë aspak të shjetësuar. Opinion.al është drejtuar disa markatave që shesin produkte mishi te përpunuar dhe ka rezultuar se 70 % e personave që vizitonin dyqanet nuk e kishin dëgjuar si lajm,një pjesë tj mendonin se rreziku u vinte nga ushqime të tjera,perpunimi i mishit ishte i fundit dhe se ai ishte shumë i rëndesishëm në tryezat e tyre. Madje menyra më e mire për ta konsumuar atë ishte ishte i “skuqur” që rezulton të jetë dhe më i dëmshëm. Pra shqiptarët as e kanë ulur konsumimin e sallamit dhe as kanë ndërmend ta bëjnë këtë gjë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas