Aktualitet

“Shqiptarët mendja, italianët korrierë”,goditet grupi kriminal, një grua pastronte paratë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 16/09/22 |
Opi Nion

Autoritetet italiane kanë goditur një grup trafikantësh të kryesuar nga shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë mendja, italianët dhe afrikanët janë korrierët apo krahët operativë të këtij grupi.

Kreu i organizatës dyshohet se është 41-vjeçari Alfred Leçini. Ai ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim.

Sipas mediave vendase, ai i menaxhonte punët e grupit nga vendi i tij i lindjes, Elbasani, që konsiderohet dhe si epiqendra e drogës në Shqipëri.

Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se Leçini mbështetet nga 55-vjeçari me origjinë maqedonase Hatim Husejini, me banim në Ferrara, qytet në të cilin u arrestua dy ditë më parë nga policia italiane.

Në vijimësi të operacionit për goditjen e grupit kriminal, në pranga ka rënë dhe 46-vjeçari maroken Nabil Kalchi, së bashku me bashkombësin e tij Marco Cantori. Policia italiane i sekuestroi Klachit një BMWX6, katër mijë euro cash dhe disa çeqe, ndërsa Cantorit 70 gramë kokainë.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe 37-vjeçarja shqiptare Alketa Basha dhe 26-vjeçari Fabion Lecini të cilët dyshohet se merreshin me pastrimin e parave. Basha u arrestua në Bresicia, pasi iu gjetën 79 mijë euro cash të fshehura në makina, ndërsa Lecini është kushëriri i bosit të dyshuar të drogës./Opinion.al

 

 

Pas