Aktualitet

Shqiptarët më të mjerët në Ballkan, nuk paguajnë dot dritat dhe ujin


               Publikuar në : 08:43 - 23/07/19 |
el ida

Sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti, për gjatë vitit 2018, 28 për qind e familjeve shqiptare kanë hasur vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qiraja etj.

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga 9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre.

Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Sipas “Monitor” çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind, dhe teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, të ardhurat për frymë i ka në nivelet më të ulta./Opinion.al

 

 

Pas