Shqiptarët që janë me pushime në Turqi është konfirmuar nga autoritetet zyrtare se janë jashtë çdo lloj rreziku.
Atyre i është komunikuar të mos marrin pjesë në festimet e qytetarëve në sheshe dhe rrugë, por të rrinë në mjediset e hoteleve që kanë pronotuar, si dhe të mbajnë lidhje me agjensitë përkatëse.
Ndëkaq, është bërë me dije, se ata që kanë menduar të kalojnë pushimet në Turqi dhe kanë pronotuar atje, u komunikohet të lidhen me agjensitë përkatëse si dhe të marrin konfirmimin nga aeroporti nëse është e mundur ulja në pistë.