Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

2025/08/01 at 8:28 AM
në Kryesore, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi.


Por ka një tregues ku ajo më në fund kryeson.

Bëhet fjalë për preferencën për të pasur makina me motor të fuqishëm.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në Shqipëri, 27.8% e totalit të automjeteve të pasagjerëve në vend, janë mbi 2 mijë kubikë, për vitin 2024, ku numërohen sipas fuqisë vetëm makinat që funksionojnë me naftë.

Kjo është pesha më e lartë e makinave me këtë fuqi motorike në Europë, në raport me totalin e automjeteve të pasagjerëve.

Përveç Shqipërisë, peshën mbi 2 mijë kubikë të makinave me naftë/totalit të automjeteve që qarkullojnë, e kanë dhe Letonia (25.7%) dhe Lituana (20.9), të nxitura nga kushtet klimatike të ashpra dhe distancat e mëdha midis qyteteve. Pas tyre renditet Estonia (18.6%).

Edhe në Kosovë, preferenca është për makina të mëdha, me motorët mbi 2 mijë kubik që zënë 16.6% të totalit. E kundërta konstatohet në Serbi, me vetëm 3.8%, ose në Turqi me 1.3%.

Në Shqipëri, nga 567 mijë automjete me naftë, 215 mijë janë mbi 2 mijë kubikë (cm3); 308 mijë ose 40% e totalit të automjeteve janë 1400 cm3 – 1999 cm3 dhe 5.5% nën 1399 cm3.

Në “kryesimin” e Shqipërisë ndikon dhe fakti që pjesa më e madhe e automjeteve në vend janë me naftë, me 74% të totalit, një ndër më të lartat në Europë. Në Europë mbizotërojnë makinat me benzinë që ndotin më pak ambientin dhe ato elektrike.

Psh, Holanda ka vetëm 0.6% të automjeteve për pasagjerë me fuqi mbi 2 mijë kubik dhe vetëm 7.4% të automjeteve totale me naftë, ndërsa 65.5% i ka me benzinë dhe pjesa tjetër me energji alternative. Ndërsa në Shqipëri, me benzinë janë vetëm 16.5% e mjeteve.

Pse i duan shqiptarë makinat mbi 2 mijë kubikë

Kjo preferencë e pronarëve shqiptarë të automjeteve për makina me motor të fuqishëm nuk është thjesht çështje teknike, por reflekton një ndërthurje faktorësh ekonomikë, kulturorë dhe praktikë që kanë formësuar tregun e makinave të përdorura në Shqipëri.

Së pari, Shqipëria ka një treg thuajse tërësisht të bazuar në automjete të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia.

Në këto shtete, makinat me motorë të mëdhenj përballen me kosto shumë të larta taksash dhe sigurimesh, çka i bën ato të pavlefshme për pronarët vendas – por të përballueshme për import në Shqipëri, ku deri vonë niveli i taksimit për kapacitetin motorik ka qenë më i ulët.

Një tjetër shtysë është perceptimi i makinës si simbol statusi. Në një shoqëri ku automjeti nuk është vetëm mjet transporti, por edhe reflektim i pozitës sociale, zgjedhja e një makine me motor të fuqishëm shpesh është e lidhur me dëshirën për të “dukur mirë”.

Marka luksoze si Mercedes-Benz, BMW dhe Audi janë më të pranishme në rrugët shqiptare sesa në shumë vende të BE-së me të ardhura më të larta për frymë. Madje edhe makina të prodhuara para vitit 2010 me motorë mbi 2.0 litra janë të kërkuara, falë çmimit të lirë dhe imazhit që përçojnë.

Kushtet gjeografike dhe infrastruktura e vështirë në shumë zona të vendit janë një tjetër arsye praktike për këtë zgjedhje. Terreni i thyer, mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve dytësore dhe dimrat e ashpër në zona malore e bëjnë një makinë me motor të fuqishëm një zgjedhje të arsyeshme për shumë familje jashtë qyteteve të mëdha.

Megjithatë, situata në Shqipëri po ndryshon. Rritja e çmimit të karburantit, presioni për të ulur ndotjen, dhe hyrja graduale e makinave hibride e elektrike po shtyjnë shumë konsumatorë të rimendojnë zgjedhjen e tyre.

Politikat tatimore të reja që penalizojnë mjetet mbi 2,000 cc dhe taksat mjedisore për makinat që ndotin më shumë po japin efekt në segmentin e ri të blerësve, sidomos në qytetet e mëdha./Monitor



Ju sugjerojmë

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
Aktualitet

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

17 Tetor, 2025 1:35 pm
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Bota

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

17 Tetor, 2025 1:18 pm
Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
Aktualitet

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

17 Tetor, 2025 1:13 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

17 Tetor, 2025 1:10 pm
Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
Bota

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

17 Tetor, 2025 12:36 pm
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

17 Tetor, 2025 12:18 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

17 Tetor, 2025 11:06 am
Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit
Bota

Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit

17 Tetor, 2025 11:05 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

17 Tetor, 2025 10:05 am
Para
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
















TE FUNDIT

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
17 Tetor, 2025

Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka kursyer nga akuzat Presidentin Bajram Begaj, të cilin...

Lexo më shumë

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
17 Tetor, 2025

Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një...

Lexo më shumë

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
17 Tetor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese një ditë pasi ajo bëri interpretimin final për kohëzgjatjen e mandatit të secilit...

Lexo më shumë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
17 Tetor, 2025

Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë që vijnë dhe të investojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com