Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët jetojnë në depresion/Duma:Marrin 240euro pagë minimale dhe paguajnë…

2021/10/07 at 1:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët jetojnë në depresion/Duma:Marrin 240euro pagë minimale dhe paguajnë…

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit teksa e ka përshkruar situatën në Shqipëri me vargjet e Dritëro Agollit.

Në fjalën e saj Duma akuzon qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë. “Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica lojën fitim-fitim. Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”, tha Duma.

Sipas saj qeveria flet vetëm për arritje dhe propagandë dhe nuk përmend asnjëherë problematikat. Nënkryetarja e PD shprehet se shqiptarët që marrin vetëm 240 euro pagë minimale, paguajnë 72 mln euro nga xhepi i tyre për atë që mazhoranca e konsideron “shëndetësia falas”.

“Sot flasim këtu për dozat e vaksinave, sa doza do vijnë; me sa do të blihen; erdhën vonë apo herët; ndërsa nuk flasim për overdozën; Overdozën e depresionit, nga lodhja e rropatja, pasiguria, varfëria për shqiptarët. Jemi në një Overdozë të një regjimi frenetik depresioni. Nëse do ta shihnim si tablo gjendjen e shqiptarëve sot, imazh do ishte një një vend ku ka rënë bomba e kaosit dhe njerëzit me kokat e zhytura në renë e zezë të depresionit lëvizin pa rend pa kohë pa sistem. Përplasen, rrëzohen ngrihen të dëmtuar e lëvizin kuturu ti dalë ku të di dalë.

Në këtë kaos, në këtë vend ku brenda një viti krejt papritur mungojnë në shkolla 11 500 fëmijë, ku në pak vite mijëra mjekë dhe infermierë që lënë Shqipërinë, ndërsa shqiptarët me rrogë minimale 240 euro e mesatare 450 euro paguajnë 72 milion euro nga xhepat për shëndetësinë,

Në këtë vend ku ai që prodhon mallkon, e derdh qumështin në rrugë se e shet më lirë se uji, ku prodhuesi harxhon për të zbrazur magazinën nga patatet dhe mollët e kalbura, në të njëjtin vend ku mbi 70 mijë familje në ndihmë ekonomike nuk kanë çfarë të hanë, në këtë vend ku të thjeshtët vetëm humbin nga të gjitha krahët. Në këtë vend ku Tirja ka pushtetin e Tenardieve tek të ‘Të mjerët’, që në bujtinën e shtetit, sillet me pacientët si me Kozetën që sa më shumë zhvatin lekë nga familja; aq më shumë zhytet në sëmundje pacienti.

Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica lojën fitim-fitim. Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend. Do tju kish thënë një poet që dikur është ulur diku aty… Në kohën kur gjithçka ndaloi ne u mbyll kur shqiptarët jetonin karantinën shumica me frikën se do humbnin punën, të tjerë me frikën se s’do përballonin me lekë shëndetësinë falas, ata në fshatra jo vetëm paguanin 40 mijë lekë ti vinte një infermier por luteshin zotit ti vinte. Ndërsa ndiqnim si po e përballonte perëndimi krizën dëgjova në CNN një mjek britanik i cili me gjithë urtësinë e profesionit dhe jetës tha që udhëheqësit kudo duhet t’i drejtohen njerëzve e t’i thonë që ‘normaliteti do të vijë shpejt dhe kjo kohë do të jetë vetëm një kujtim i shkurtër’. A mund ti thuhet kjo shqiptarëve, a mund ti drejtohesh shqiptarëve e ti qetësosh duke i thënë që normaliteti do të vijë shpejt e pandemia do jetë një kujtim i shkurtër. Në kujtesën e shqiptarëve vetë normaliteti është një kujtim i shkurtër. Kur ka qenë kjo kohë në të cilën shqiptarëve i është ofruar normalitet. Ne e kemi gjendje normale çmendurinë. Të gjithë shajnë të gjithë, të gjithë sillen kundër të gjithëve sepse gjendja mendore ekonomike sistemi i vlerave ka rënë e është thërrmuar.

Kjo nuk është gjendje e shoqërisë është gjendje e udhëheqësisë! Si mund të jenë normal shqiptarët kur dëgjojnë që ata që po qeverisin krizë pas krize flasin sikur po jetojnë një mrekulli. (realizimi i planit të fabrikave përpunuese 101 %; kooperativat bujqësore në Bubq e tejkaluan planin me 182%) një Shqipëri hipokrite me një çmenduri frenetike; një gënjeshtër e pranuar si normalitet. Të gjithë e dinë që ca gënjejnë e popullit i del detyrë ta hajë gënjeshtrën”, tha Duma./Opinion.al

Etiketa: duamkuvendshqiperi

Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Para
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021, shpallet fitues afrikani Abdulrazak Gurnah

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021, shpallet fitues afrikani Abdulrazak Gurnah

Mjekja: Kanceri i gjirit gjendet edhe tek meshkujt, kam pasur shumë raste…

Mjekja: Kanceri i gjirit gjendet edhe tek meshkujt, kam pasur shumë raste…

Rama:Zgjerimi kërkon kohë,në procesin e Berlinit autorësia është jashtë Ballkanit

Rama:Zgjerimi kërkon kohë,në procesin e Berlinit autorësia është jashtë Ballkanit

TE FUNDIT

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com