Ambasada shqiptare në Bruksel ka bërë me dije sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Bruksel nuk kanë prekur asnjë shtetas shqiptar. “Ministria e Jashtme shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e MPJsë.