Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri,Kosovë dhe RMV/ Kumbaro: Marrëveshje për parkun më të madh ndërkufitar në Europë

2022/12/12 at 12:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri,Kosovë dhe RMV/ Kumbaro: Marrëveshje për parkun më të madh ndërkufitar në Europë

Është nënshkruar marrëveshja për krijimin e një parku ndërkufitar në Europë, mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.


Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, Parku Kombëtar Sharri në Kosovë dhe Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut do të jenë së shpejti pjesë e një parku ndërkufitar, më i madhi i këtij lloji në Europë me një sipërfaqe mbi 242 mijë hektarë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve është zhvilluar në Tiranë takimi ndërministror “Natyrë pa kufij” mes Ministres së Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës Liburn Aliu dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini.

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u shpreh se me këtë projekt do të krijohet parku ndërkufitar më i madh në Europë.

“Ne i shohim zonat e mbrojtura si ofrues të përfitimeve përtej kufijve – përtej kufijve të tyre në një hartë, përtej kufijve të shteteve kombëtare – midis shoqërive dhe brezave që jetojnë në këto zona. Këto vargmale shërbejnë si një korridor ekologjik, që strehon një numër të madh llojesh të rëndësishme bimësh e kafshësh, jo vetëm në nivel rajonal por edhe në nivel europian e ndërkombëtar, siç është për shembull brezi i gjelbërt europian. Përsa i përket turizmit, i shohim zonat e mbrojtura si një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e ekoturizmit me gjithë format e tij. Me këtë projekt dhe me këtë ambicie në dijen time, krijojmë parkun ndërkufitar më të madh në Europë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës Liburn Aliu, tha se ky projekt do të ofrojë një optikë të re për zhvillimin e zonës së bjeshkës së Sharrit.

“I kemi këta kufij në mes dhe kemi dëshira për përfitime nga kompani të ndryshme që duan të depërtojnë dhe të ndërtojnë në atë zonë. Detyra jonë është që të vendosim rregulla duke pasur parasysh të kaluarën në mënyrë që edhe të zhvillohemi, edhe ta shfrytëzojmë, por edhe ta mbrojmë atë çka është mjaft e vlefshme. Në vitin 2013 e kemi rritur territorin e Parkut Kombëtar të Sharrit në 53.469 hektarë”, u shpreh ministri Aliu.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini foli për një vizion që mbron vlerat natyrore të zonave të mbrojtura, por nga ana tjetër siguron një menaxhim të qëndrueshëm duke mos i kthyer ato në muze të natyrës, por krijojnë mundësi të reja për zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale.

“Lidhja natyrore ndërkufitare e zonave të mbrojtura të Parkut Natyror Korab–Koritnik në Shqipëri, Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe Parkut Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut, si dhe Parku Kombëtar Sharri në Kosovë, hap mundësi të reja për mbrojtje më të madhe të florës dhe faunës, duke u përballur më mirë me veprimet ilegale, monitorim më të mirë, mundësi më të mëdha për zhvillimin e eko-turizmit dhe formave alternative të turizmit”, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.

Ky projekt mes tre vendeve synon zhvillimin e përbashkët ndërkufitar i turizmit miqësor ndaj natyrës, menaxhim i përbashkët ndërkufitar i rajonit, promovimin e përbashkët të trashëgimisë së veçantë natyrore dhe kulturore përtej kufijve etj. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të UNEP, Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara që do të mbështesë këtë projekt. Nga ana tjetër, Daniel Pirushi, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura sqaroi se brenda tre muajsh do të ngrihet komiteti i menaxhimit të zonës së mbrojtur që do të nisë punën për këtë projekt.



Ju sugjerojmë

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës
Kronikë

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës

9 Dhjetor, 2025 8:52 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 dhjetor 2025

9 Dhjetor, 2025 8:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Dhjetor, 2025 8:48 am
Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
Bota

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

8 Dhjetor, 2025 10:30 pm
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

8 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
Kryesore

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

8 Dhjetor, 2025 8:20 pm
Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

8 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
Kryesore

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

8 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Bota

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

8 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Para
Emri/ I dënuar në Itali, i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan në Vlorë

Emri/ I dënuar në Itali, i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan në Vlorë

Ra aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 59-vjeçari në Elbasan

Ra aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 59-vjeçari në Elbasan

Afera e inceneratorëve, Berisha: Zoto ka paguar hotelet me 5 yje të Arben Ahmetajt

Afera e inceneratorëve, Berisha: Zoto ka paguar hotelet me 5 yje të Arben Ahmetajt
















TE FUNDIT

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës
9 Dhjetor, 2025

Një 39-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ura e fshatit Fshat në Klos dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktima...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 9 dhjetor 2025

9 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
9 Dhjetor, 2025

Dashi Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do...

Lexo më shumë

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
8 Dhjetor, 2025

Shtetet anëtare të BE-së duan të rrisin presionin mbi azilkërkuesit e refuzuar dhe t'i bëjnë deportimet më efikase. Për këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com