Sport

Shqipëria u mposht nga Turqia, Meta: Pavarësisht një goli shtrembaluq…


               Publikuar në : 23:04 - 11/10/19 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme Shqipëria u mposht nga Turqia me rezultatin 1-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro2020.

Ndërkohë, në lidhje me ndeshjen , ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili shprehet në rrjetet sociale se pavarësisht rezultatit, kombëtarja jonë bëri një lojë mjaftë të mirë.

“Pavarësisht një #goli shtrembaluq, #kuqezinjtë #shkëlqyen sot për #karakterin që treguan dhe #shpirtin e ekipit. #Mirënjohje dhe #Forca për të ardhmen! #Shqipëri  Pavarësisht një #goli shtrembaluq, #kuqezinjtë #shkëlqyen sot për #karakterin që treguan dhe #shpirtin e ekipit. #Mirënjohje dhe #Forca për të ardhmen! #Shqipëri”-shprehet Meta.

Me këtë humbje, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit H me 9 pikë. Ky grup kryesohet nga Turqia dhe Franca me 18 pikë, më pas ndjek Islanda me 12 pikë. Mbyllin renditjen Andorra dhe Moldavia me nga 3 pikë./ Opinion.al E.Xh.

Pas