Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria U-19 fiton me 3 gola ndaj Malit të Zi

2024/10/11 at 7:21 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria U-19 fiton me 3 gola ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-19 triumfoi 3-2 ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e parë miqësore të luajtur mesditën e sotme në Tuz. Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, me raste dhe tre gola të shënuar nga Ron Hasani, Dran Vranici dhe Xheto Joi Nuredini.

Trajneri Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Alain Taho (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Përndreca, Denis Prendi, Antonis Dama, Matia Huqi, Ron Hasani, Dean Vranici, Flavio Sulejmani (C), Jordi Jaku, Xheto Joi Nuredini.

Shqipëria u shfaq rrezikshëm që në minutat e para, duke kontrolluar mirë topin dhe duke tentuar rrjetën kundërshtare. Goli i parë për kuqezinjtë do të vinte vetëm në minuten e 31-të falë Ron Hasanit. Sulmuesi shqiptar përfitoi nga gabimi i vendasve dhe shënoi golin e parë për kuqezinjtë. Malazezët barazuan pas 11 minutash lojë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Fraksioni i dytë nis shumë mirë për Shqipërinë e Ahmatajt, që realizon golin e dytë dhe kalon sërish në epërsi falë Vranicit. Fabjan Përndreca dhuroi bukur një top nga e majta, me Vranicin që gjendet në zonë dhe dyfishon shifrat falë një goli me kokë. Kuqezinjtë nuk ndalen këtu, por tentojnë dhe krijojnë raste derisa gjejnë edhe golin e tretë me Xheto Joi Nuredinin në minuten e 60-të. Kapiteni Sulejmani asiston për autorin e golit, i cili me mjaft finesë dërgon topin në rrjetë dhe trefishon shifrat. Malazezët ngushtuan rezultatin në 2-3 në minutën e 77-të. Pavarësisht golit, fitorja i takon kuqezinjve, me ndeshjen e parë miqësore të luajtur në Tuz që mbyllet me rezultatin 2-3 për Shqipërinë e Julian Ahmatajt.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi i Kombëtares U-19, Adi Kurti nuk do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në këto dy ndeshje për shkak të një dëmtimi që pësoi në stërvitjen e së enjtes. Pas ekzaminimeve, stafi mjekësor vendosi ta lërë pushim lojtarin, për mos ta rrezikuar.

Shqipëria do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Malit të Zi të dielën në “Reshit Rusi” në Shkodër. Takimi është programuar të nisë në ora 12:00. Ky do të jetë testi i fundit për kuqezinjtë, të cilët i japin fund kështu ndeshjeve miqësore të zhvilluara përgjatë disa muajve, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19. Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Ju sugjerojmë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Para
Kërkohet të përsëritet suksesi i një viti më parë, formacionet zyrtare të Rep. Çeke-Shqipëri

Kërkohet të përsëritet suksesi i një viti më parë, formacionet zyrtare të Rep. Çeke-Shqipëri

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Shqipëria një tjetër hap drejt BE/ Më 15 tetor mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare, zbardhen kapitujt për të cilët çelen negociatat

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit ‘Camp Nou’

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

TE FUNDIT

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
7 Qershor, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta. Një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com